Reforma Territoriale | Reagon PD, Noka: Rama synon të gllabërojë çdo strukturë pushteti. 


Nga Flamur Noka, Sekretar i Pergjithshëm i PD

🗺 Reforma Territoriale – Skemë politike me prapavijë elektorale 🗳

Edi Rama është një rrezik kombëtar që duhet ndalur me çdo kusht e çdo çmim ⚠️ 

Reforma e tij territoriale nuk ka për synim afrimin e bashkisë te qytetarët dhe as shërbimin cilësor ndaj tyre apo shkurtimin e shpenzimeve. 

Në këtë drejtim ndjeshmëritë e tij janë zero. 

Me organizatën e tij kriminale në qeveri dhe gatishmërinë e kartonave të tij në sallën e Kuvendit, ai synon të gllabërojë çdo strukturë pushteti. 

Duke parë çdo ditë aktet që kryeministri miraton, #shqiptarët po binden se rrëzimi i tij është emergjencë kombëtare. Kryengritja e shoqërisë shqiptare dhe protestat deri në rrëzimin e tij janë zgjidhja e vetme për vendin tonë ✅️

Shpërndaje