
Nga blogu.al
Projektligji për ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale ka në fokus kryesisht dispozitat që rregullojnë veprimtarinë e Prokurorisë gjatë fazës së hetimeve paraprake dhe shumë pak atë të Gjykatës gjatë fazës së shqyrtimit gjyqësor.
Nga një vëzhgim i draftit rezulton se nga 104 nene në total, 83 prej tyre prekin dispozita të cilat janë ndryshuar, shtuar apo shfuqizuar nga ligji nr.35 datë 30.3.2017, një ndër ligjet kryesore të Reformës në Drejtësi.
Meqë propozimi vjen nga Ministria e Drejtësisë, a mundet ky institucion të na bëjë me dije se mbi cilat të dhëna u mbështet në hartimin e këtij projektligji?
Kjo sepse vihet re një shtim i dispozitave urdhëruese me pasojë pavlefshmërinë apo papërdorshmerinë e akteve të nxjerra nga organi hetimor gjatë fazës së hetimeve paraprake.
Pra, në sa çështje kemi vendime gjykate që kanë shpallur të pavlefshme apo të papërdorshme aktet e Prokurorisë?!
Kjo do të na shërbejë për të kuptuar se ndryshimet vijnë si nevojë e ndryshimit të mënyrës se si vepron organi hetimor apo si nevojë e personave të caktuar të cilët ndodhen nën hetim.