
Nga Flamur Noka, Sekretar i Pergjithshëm i PD
🗺 Reforma Territoriale – Skemë politike me prapavijë elektorale 🗳
Edi Rama është një rrezik kombëtar që duhet ndalur me çdo kusht e çdo çmim ⚠️
Reforma e tij territoriale nuk ka për synim afrimin e bashkisë te qytetarët dhe as shërbimin cilësor ndaj tyre apo shkurtimin e shpenzimeve.
Në këtë drejtim ndjeshmëritë e tij janë zero.
Me organizatën e tij kriminale në qeveri dhe gatishmërinë e kartonave të tij në sallën e Kuvendit, ai synon të gllabërojë çdo strukturë pushteti.
Duke parë çdo ditë aktet që kryeministri miraton, #shqiptarët po binden se rrëzimi i tij është emergjencë kombëtare. Kryengritja e shoqërisë shqiptare dhe protestat deri në rrëzimin e tij janë zgjidhja e vetme për vendin tonë ✅️