Reforma Territoriale | PS propozon shkrirjen e Bashkisë Libohovë. Reagon gazetari. Hitaj: Libohova dhe gabimi historik! 


Nga Arbër Hitaj, “Albania Newscast

Libohova dhe gabimi historik! 

Të kërkosh mbylljen e disa bashkive dhe këtu po flas për Libohovën, që e njoh më mirë nuk është thjesht një gabim i rëndomtë burokratik. Është, mbi të gjitha, një injorim spektakolar i historisë, traditës dhe vetë ekzistencës së kësaj zone.

Si mund të fshihet me një të rënë lapsi një bashki si Libohova? Një vend me histori të pasur, me rreth 8 mijë banorë dikur shumë e më shumë dhe me një distancë gjeografike nga Gjirokastra që mbyllet thjesht me “synim kursimi”!?

Dhe më e bukura: banorëve as që u merret mundimi të pyeten.

Vendosin për ta, pa ta! 

Thjesht sa për kujtesë, janë pikërisht standardet europiane ato që i përmendin me kaq entuziazëm kur u leverdis që kërkojnë me ngulm, për vendime të tilla, pyesni banorët! E në realitet bëjnë mutacione administrative me dyer të mbyllura.

Qarku i Gjirokastrës përfundon kështu më i “favorizuari”, me 3 bashki të mbyllura me një goditje! Në fund do mbeten vetëm 3 bashki, Gjirokastra, Tepelena dhe Dropulli.

Por një duartrokitje e veçantë i takon deputetes e ministres Mirela Kumbaro. Me sa duket, do të hyjë në histori si deputetja vizionare që arriti të mbyllë bashkinë prej nga vjen. Urime për arritjen! Uroj mos të votohet…

#libohova #gjirokastra #reformaterritoriale #albanianewscast #arberhitaj

Shpërndaje