
Nga Franc Nuri, Sekretar për të Drejtat e Njeriut pranë PD
KUNDËR SHKRIRJES SË DIVJAKËS❗️
Ishte janari i vitit 1995. Më kujtohen pamjet e TV të kohës: qytetarë të Divjakës që protestonin, madje hynin edhe në grevë urie mbaj mend, duke kërkuar që Divjaka të mos mbetej më komunë, por të shpallej bashki më vete.
Presidenti i asaj kohe, Sali Berisha, e dëgjoi zërin e tyre. Me dekret presidencial, sipas kuadrit kushtetues të kohës, Divjaka fitoi zyrtarisht statusin e qytetit dhe të bashkisë nga Sali Berisha.
Plot 31 vite më parë!
Gjatë këtyre viteve, Divjaka ka votuar herë Partinë Demokratike dhe herë Partinë Socialiste. (Vitet e fundit, ka mbështetur PS në disa palë zgjedhje rresht).
Dhe si ua shpërblen sot Partia Socialiste? Duke propozuar shkrirjen e Bashkisë Divjakë, zhdukjen e identitetit të saj administrativ dhe bashkimin me Lushnjen.
Si lushnjar, nuk kam asnjë arsye të gëzohem që Bashkia e Lushnjes do të shtrihet deri në det, duke “përpirë” edhe Divjakën. Pse ? Lushnja, për shkak të popullsisë, rëndësisë ekonomike dhe pozicionit gjeografik, meritonte prej kohësh statusin e prefekturës. Ka më shumë banorë se të paktën dy qarqe të vendit, veç e veç.
Por çfarë i kanë bërë Lushnjës?
I hoqën Gjykatën e Juridiksionit të Përgjithshëm. Dobësuan Spitalin. I larguan njëra pas tjetrës drejtoritë dhe institucionet drejt Fierit. E boshatisën nga shërbimet, kompetencat, vendet e punës dhe, rrjedhimisht, edhe nga njerëzit.
Tani, pasi e kanë zhvatur Lushnjen, i thonë: Merru edhe me Divjakën!
Kjo nuk është reformë territoriale. Është centralizim brutal dhe zhdukje e identitetit të qyteteve dhe krahinave.
PS i ka parë qytetarët vetëm si numra, si shifra dhe si vota. Kur u duhen, u kërkon mbështetje. Kur nuk u duhen më, është gati t’i shkrijë e t’i fshijë me një të rënë të lapsit !
Reagoni njerëz sa nuk është vonë, se i ky i « Gjati » po ja kalon edhe Dullës nga diktati❗️