Reforma Territoriale | Xhaferri: Si tenderat e 5D, nuk duan t’ia dinë shërbimet. 


Nga Besart Xhaferri, deputete i PD qarku Tiranë

Territorialja si tender i paracaktuar i 5D!

Harta territoriale ka qënë në kompjuterin e Ramës dhe Maznikut dhe i vetmi kriter që ata kanë pasur është ai elektoral. 

Ata as nuk duan t’ia dinë për shërbimet, identitetin, historinë apo trashëgiminë. Madje, as nuk e kanë idenë se ku janë kufijtë e Skraparit, Tepelenës, Mirditës, Belshit, Libohovës, Këlcyrës apo të trevave të tjera.

Kur banorët e Prrenjasit dolën në shesh kundër vendimit të qeverisë për ta shkrirë si bashki, ishte Taulant Balla nga ajo zonë ai që e konfirmoi  shkrirjen e kësaj bashkie.

Taulant Balla faktoi se territorialja është si tenderët e paracaktuar të 5D, pasi u kujtoi banorëve të Prrenjasit se, në vitin 2015, Prrenjasi u bë bashki me ndërhyrjen e tij.

Sot do ta pyesja Ballën pse, në vitin 2015, nuk ndoqët të njëjtin standard me Fushë-Krujën, Velipojën, Sukthin, Shëngjinin apo Rubikun?

Ata socialistë që kanë votuar PS në Cërrik, Belsh, Divjakë, Përrenjas, Poliçan, Dimal, Klos, Fushë Arrëz, Libohovë, Këlcyrë e Memaliaj nuk duhet ti harrojnë emrat e atyre që propozojne t’i shkrijnë këto bashki!

Shpërndaje