Reforma territoriale | Hoti: Hartë që i shërben interesave elektorale të një mazhorance te zhytur ne korrupsion. 


Nga Elda Hoti, deputete e PD qarku Lezhë

Masakra territoriale elektorale me 46 bashki.

Reforma territoriale nuk mund të trajtohet si një hartë elektorale që vizatohet sipas interesave të Partisë Socialiste.

Pas dështimit të reformës së vitit 2014, e cila largoi shërbimet nga qytetarët, dobësoi përfaqësimin vendor dhe ndikoj në shpopullimin e shumë zonave, qeveria po tenton të imponojë një tjetër reformë pa konsensus.

Rezoluta e Parlamentit Evropian për Shqipërinë, e miratuar më 17 qershor 2026, thekson se çdo reformë në këtë fushë duhet të zhvillohet përmes një procesi gjithëpërfshirës dhe të bazuar në konsensus. 

Por kjo mazhorancë nuk pyet. 

Nuk pyet as për qytetarët të cilet kane kundërshtuar shkrirjen e bashkive. 

Nuk analizon as pasojat ekonomike e sociale. 

Sepse synimi eshte i qartë, nje hartë që i shërben interesave elektorale të një mazhorance te zhytur ne korrupsion, që kërkojnë të mbajnë pushtetin me çdo kusht. 

Shkrirja e bashkive si Fushë-Arrëz, Klos, Rrogozhinë, Dimal, Poliçan, Patos, Divjakë, Selenicë, Maliq, Këlcyrë, Memaliaj, Libohovë, Cërrik, Belsh dhe Përrenjas nuk mund të vendoset me urdhër politik. 

Pas çdo bashkie ka histori, identitet, ekonomi lokale dhe mijëra qytetarë që meritojnë të dëgjohen.

Shqipëria ka nevojë për një reformë që i shërben qytetarëve, garanton zhvillimin e zonave dhe forcon vetëqeverisjen vendore, sipas standardeve evropiane.

Shpërndaje