Territorjalja | PS propozon shkrirjen e Bashkisë Klos. Vata: Nuk mbështetet në analiza të publikuara dhe të verifikueshme.


Nga Denisa Vata, deputete e PD qarku Dibër

Partia Socialiste ka propozuar qe Bashkia Klos te shkrihet.

Propozimi nuk mbeshtetet ne analiza te publikuara dhe te verifikueshme. Reforma territoriale nuk duhet te trajtohet si nje proces numerik, por si nje nderhyrje institucionale qe synon permiresimin e sherbimeve publike dhe forcimin e veteqeverisjes vendore.

Deri me tani nuk jane paraqitur dokumente teknike qe te tregojne perfitime konkrete per qytetaret e Klosit, as ne cilesine e sherbimeve dhe as ne eficiencen administrative.

Perpara cdo vendimmarrjeje, qeveria duhet te sqaroje:

1. Baza e vendimit: Cili eshte dokumenti teknik, ekonomik dhe social qe e justifikon bashkimin?

2. Kapaciteti i Klosit: Cilat te dhena tregojne se Bashkia Klos nuk mund te ushtroje me funksionet e saj?

3. Ndikimi ne sherbime: Cilat sherbime permiresohen dhe si matet ky permiresim?

4. Konsultimi publik: A eshte zhvilluar nje konsultim real me qytetaret dhe institucionet vendore?

5. Perfaqesimi: Si garantohet perfaqesimi i Klosit ne vendimmarrje dhe investime?

6. Interesi publik: Nese bashkia funksionon normalisht, cili eshte justifikimi per shuarjen e saj?

Karta Evropiane e Veteqeverisjes Vendore kerkon qe cdo ndryshim territorial te bazohet ne konsultim efektiv me komunitetin dhe ne respekt te autonomise vendore.

Forcimi i pushtetit vendor nuk behet permes centralizimit apo bashkimit te njesive vendore, por permes rritjes se autonomise dhe afrimit te vendimmarrjes me qytetaret.

Ne kete kuader, eshte absurd bashkimi i Bashkise Klos me Bashkine Mat dhe kerkojme qe cdo reforme territoriale te bazohet ne analiza te plota, konsultim real me komunitetin dhe interes publik, jo ne qasje te centralizuara politike.

Shpërndaje