
Deputetja e Partisë Demokratike, zj.Albana Vokshi ka njoftuar nisjen e procesit zgjedhor në Lidhjen Demokratike të Gruas së Shqipërisë.
Procesi ka nisur me zgjedhjet në LDG Peqin ku pas riorganizimit në nivel grupseksioni është mbajtur Kuvendi i Degës dhe me votën e lirë të anëtareve, mes dy kandidaturave, Kryetare e LDG Peqin u zgjodh znj. Greta Bedalli, me profesion mësuese.

Zj. Vokshi ka bërë me dije se ky proces do shtrihet në të gjithë Shqipërinë. Sipas saj, gratë janë forca e ndryshimit, shtylla e familjes, e komunitetit dhe e shoqërisë. Prandaj, “Kur gratë angazhohen, fitojnë jo vetëm ato, por fiton e gjithë Shqipëria”, shprehet zj.Vokshi.
Në fund, Kreu i LDGSH e mbyll me një falenderim; “Faleminderit çdo zonje që kontribuon, voton, merr përgjegjësi dhe beson se ndryshimi fillon nga secila prej nesh.”
Postimi i plotë:
🩵 Nisëm procesin zgjedhor në Lidhjen Demokratike të Gruas së Shqipërisë!
E hapëm këtë proces në LDG Peqin, ku pas riorganizimit të suksesshëm në çdo grupseksion, zhvilluam Kuvendin e Degës.

Me votën e lirë të anëtareve, mes dy kandidaturave, Kryetare e LDG Peqin u zgjodh znj. Greta Bedalli, arsimtare. Urime Gretës për besimin e marrë dhe shumë suksese në këtë detyrë! Urime edhe të gjitha zonjave të zgjedhura në strukturat drejtuese të degës!
Për ne, çdo votë ka vlerë dhe çdo grua ka zërin e saj. Janë vetë anëtaret që vendosin se kush do t’i përfaqësojë, duke ndërtuar një organizatë të fortë, demokratike dhe të bashkuar.

LDGSH po vijon procesin e riorganizimit dhe zgjedhjeve në degët e saj në mbarë vendin. Ne besojmë se gratë janë forca e ndryshimit, shtylla e familjes, e komunitetit dhe e shoqërisë. Kur gratë angazhohen, fitojnë jo vetëm ato, por fiton e gjithë Shqipëria.
💙 Një LDG më e fortë do të thotë një Parti Demokratike më e fortë. Një Parti Demokratike më e fortë do të thotë më shumë shpresë, më shumë besim dhe fitorja që shqiptarët presin në zgjedhjet e ardhshme.
Faleminderit çdo zonje që kontribuon, voton, merr përgjegjësi dhe beson se ndryshimi fillon nga secila prej nesh.