
Nga Luan Baçi, deputet i PD qarku Fier
Të nderuar qytetarë të bashkive PATOS dhe DIVJAKË…demokratë, socialistë, me bindje politike të ndryshme dhe të paangazhuar politikisht.
Unë si deputet, përfaqësues i qarkut Fier në parlament, i bashkohem shqetësimit tuaj, kunder shkrirjes se dy bashkive, PATOS dhe DIVJAKË, jam me ju dhe në dispozicion tuaj, për çdo lloj vendimmarrje, që bëhet nga ana juaj!
E vlefshme, kjo edhe për të gjitha bashkitë e tjera të vendit, që PS kërkon ti shkrijë, Fushë-Arrëz, Klos, Rrogozhinë, Dimal, Poliçan, Selenicë, Maliq, Këlcyrë,Memaliaj, Libohovë, Cërrik, Belsh dhe Prrenjas!
Qarku Fier ka në total 16 deputet, nga 140 që ka parlamenti i Republikës së Shqipërisë!
Në qoftë se 16 deputetet e qarkut, shprehen publikisht, se janë pro qytetarëve dhe kundër shkrirjes së dy bashkive të rëndësishme të qarkut dhe deklarojnë votën e tyre kundër shkrirjes së bashkive, ashtu si janë deklaruar të gjithë deputetët e opozitës, atëherë shqetësimi i qytetarëve merr zgjidhje të menjëhershme.
Pra deputetët duhet, të bëjnë thjesht detyrën që ju kanë ngarkuar qytetarët…
Detyra jonë është ti përfaqësojme ata në parlament dhe të shprehim aty, vullnetin e tyre…..
VULLNETI i qytetarëve në rastin konkret, të bashkive DIVJAKË dhe PATOS, demokratë, socialistë, të partive të tjera dhe te paangazhuar politikisht, është unanimisht:
Këto dy Bashki mos te shpërbëhen!
Pyetje për 12 deputetët e partisë socialiste të qarkut Fier, nga qytetarët e dy bashkive të qarkut, PATOSI dhe DIVJAKA, që me propozim te partisë se tyre do të shkrihen dhe nuk do të ekzistojnë më si bashki!
Zonja dhe zotërinj 12 deputetë të PS të qarkut Fier.
A jeni dakord që PATOSI ti bashkohet bashkisë Fier ?
A jeni dakord që DIVJAKA ti bashkohet bashkisë Lushnje?
Në qoftë se PO, pse nuk dilni dhe të argumentoni me fakte, pse duhet te shkrihen këto dy bashki?
Në qoftë se JO, pse nuk dilni dhe të argumentoni, përsëri me fakte, pse nuk duhet te shkrihen këto dy bashki?
Në protestë, kundër propozimit te PS, kanë dalë socialistët në shumicë dërmuese, madje nuk kam dëgjuar asnjë zë socialisti, të jetë dakord me shkrirjen e këtyre dy bashkive të qarkut Fier!
Ju deputetë të PS, a jeni dakord me socialistët tuaj, që ju kanë votuar, per mos shkrirjen e bashkive Patos dhe Divjakë?
Apo jeni dakord, me vendimmarrjet absurde të udhëheqjes tuaj të korruptuar?
Në qoftë se jeni dakord dhe mbështesni, votuesit tuaj, anëtaret e partisë tuaj, qe ka te ngjare dhe dua te besoj, se kështu duhet të jetë…..
Pse nuk i qetësoni qytetarët duke i garantuar ata, se VOTA juaj në parlament, do të jetë pro qytetarëve qe ju kane votuar, dhe jo pro korrupsionit të qeverrisë suaj ?
“E plotfuqishmja” juaj, e pandehura e drejtësisë, që mbrohet me kartonët tuaj në parlament dhe nuk i dorëzohet drejtësise zj Belinda Balluku, foli ne emrin tuaj, me kompetenca të plota, ditën e konsultimit të perbashkët, me qytetarët e qarkut në Fier dhe i garantoi votuesit tuaj, se qarku Fier ishte me gjashtë bashki dhe do të mbetej përsëri me gjashtë bashki..
Pra edhe Patosi edhe Divjaka nuk do te zhbëheshin, do të ekzistonin si bashki!
Çfarë ndodhi, që tani nuk flisni?
Qëndrimi as “mish” as “peshk” nuk ju nderon!
Shkrirja e bashkive PATOS dhe DIVJAKË, nuk është bërë akoma, këto dy bashki varen nga 12 votat tuaja në parlament.
Deklaroni votën pro qytetarëve, dhe votuesve tuaj, në të kundërt, mos vazhdoni prapë avazin, për ti gënjyer dhe mashtruar si keni bërë përherë!