
Kreu demokrat duke paraqitur risitë e Kuvendit Kombëtar tha se në anëtarët e rinj të zgjedhur, “kryesojnë pedagogët dhe akademikët, kemi një larmi të gjerë të spektrit të profesioneve”.
Pjesë nga fjala: Kjo është pak a shumë shpërndarja e anëtarëve të Këshillit Kombëtar.
Akademikë dhe pedagogë: 11.8%
Juristë dhe avokatë: 9.7%
Ish-deputetë: 8.9%
Mësues dhe arsimtarë: 8.4%
Ekonomi financë: 6.8%
Mjekësi shëndetësi: 5.1%
Biznes: 3.8%
Media e gazetarë: 3.8%
Inxhinierë: 3.8%
Art dhe kulturë: 3.4%
Ish-kryetarë bashkie: 1.7%
Arkitekturë dhe urbanistikë: 1.7%
Diplomatë: 1.7%
Ekspertë sigurie: 1.3%
Të tjerë: 5.1% apo 12 persona.
Pra, siç e shihni ka një përfaqësim të gjerë të spektrit të profesioneve, një premisë shumë e dobishme për përsosjen e vizionit tonë dhe përgatitjen për qeverisjen e ardhshme të Shqipërisë.
U uroj suksese të gjithë anëtareve dhe anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe i ftoj të nisim sa më shpejt betejën tonë për realizimin e objektivave, për përmbushjen e misionit tonë, rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve dhe zgjedhjet e lira, fitoren e opozitës.