Gjykata e Lartë ka nisur procedurën për ndryshimin e pjesshëm të praktikës së njësuar të Kolegjeve të Bashkuara të vitit 2011 në lidhje me masat e sigurimit personal.
Ky vendim i ndërmjetëm është marrë nga kryetari i gjykatës Sokol Sadushi në kuadër të çështjes penale ndaj shtetasit Begtash Zeneli i dyshuar për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.
Konstitucionalisti Jordan Daci tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se nisma është e mriëserardhur, madje e vonuar pasi që kur u mori vendimi nuk u bë sipas Gjykatës Euriopiane për të Drejtat e Njeriut.
Sipas Dacit, Gjykata e Lartë tashmë ka hyrë ne efikasitet të plotë dhe ka nisur të mendoj ëpër standarde.
Është nismë shumë e mirëseardhur, madje e vonuar për shkak se vendimi që i referohet Gjykata e Lartë, që kur u bë nuk u bë sipas Gjykatës Europiane të Drejtave të Njeriut. Ishte vendim që është përgjegjës për situatën alarmante që kemi mbipopullimit në paraburgim. Ai vendim legjitimoi dhënien masive të vendimeve të masave të sigurisë ‘arrest me burg’ si një zgjedhje e parë dhe dominuese në masë masive.
Duhen Kolegjet e Bashkuara ose gjithë Gjykata e Lartë të gjykojë ndryshimin e këtij vendimi. Është koha e duhur madje me vonesë hapja e këtij diskutimi. Pyetjet që shtrohen janë të mirëmenduara dhe profesionale, por do mbetet e rëndësishme si do të jetë vendimmarrja. Arsyetimi do të jetë më i rëndësishëm se vetë pyetjet se ka rëndësi mënyra si do të sqarohet kuptimi i tyre për një gjyqtar i Shkallës së Parë.
Sistemi ynë i drejtësisë penale është në situatë alarmante. Njerëzit që gjykohen janë kthyer në statistika, dhe jo në jetë njerëzit që përballen me sistemin. Kjo dhe falë presionit masiv publik ndaj sistemit gjyqësor për të kërkuar rezultat dhe kur nuk duhet. Nuk duhet ta masim efikasitetin me numrin e të dënuarve dhe arrestuarve, por me numrin e pafajësive.
Gjykata e Lartë nga viti 2016 që pësoi traumën deri më sot, tashmë ka hyrë në efikasitet të plotë. Për mendimin tim kjo ka ndodhur falë një pune shumë të mirë që ka bërë nga pikëpamja e organizimit të mënyrës si funksionin GJL. Tashmë janë pjekur kushtet dhe brenda Gjykatës që të fillojnë të mendojnë për standarde. Deri dje mendohej për uljen e numrit, nga 35 mijë në 17 mijë. Është moment delikat. Dhe nuk ka vend për të bërë politik. Gjykata bën politikë penale, por jo politikën e ditës. Diskutimi që i është bashkangjitur këtij vendimi nuk i shërben sistemit të drejtësisë./MCNTV