Proporcionaliteti i shpërndarjes së një tubimi me forcë | GJEDNJ shpall vendimin për çështjen TSAAVA et al k. GJEORGJISË

Nga Dariel Pavli, gjyqtar në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut

Vendimi TSAAVA et al k. GJEORGJISE 

(shpallur sot nga Dhoma e Madhe)

– 26 pjesëmarrës dhe gazetarë të plagosur në një protestë para Parlamentit në vitin 2019. Përdorim masiv nga policia i ‘plumbave plastikë’ ndaj demonstruesëve paqësorë. Disa gazetarë ishin shënjestruar direkt.

– Dhoma e Madhe gjeti shkelje si të aspektit procedurial dhe atij material të nenit 3 të Konventës (trajtim çnjerëzor dhe poshtërues); si dhe të lirisë së shprehjes dhe të tubimit.

– Kuadri ligjor për përdorimin e armëve jo-vdekjeprurëse në tubime kishte qënë i pamjaftueshëm. Përdorimi i tyre duhet të shmangë rrezikun ndaj jetës apo shëndetit, dhe të lejohet vetëm si mjet i fundit dhe ndaj një kërcënimi specifik (jo masivisht).

– Pavarësisht se hetimi penal vijon prej 5 vitesh, nuk janë sqaruar ende rrethanat dhe as identifikuar agjentët e policisë që kishin dhënë apo zbatuar urdhërin për përdorimin e forcës, për gati 4 orë. Nuk janë sqaruar as përgjegjësitë në lidhje me planifikimin dhe kontrollin e operacionit.

– Pavarësisht se disa protestues kishin synuar të hynin me forcë në ndërtesën e Parlamentit, përdorimi i forcës kishte qenë i tepruar. Nuk kishte pasur paralajmërim zanor për përdorimin e ‘plumbave plastikë’ dhe zinxhiri komandues kishte qënë kaotik.

Shpërndaje