Shprehet Kushtetuesja | VKB dhe VKM e shkarkimit të Veliajt antikushtetuese.

Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Erion Veliajt për të vijuar detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Pesë nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese votuan sot pro rikthimit në detyrë të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj ndërsa tre prej tyre, mes të cilëve edhe kryetarja Zaçaj votuan kundër.

Pro rikthimit të Veliajt votuan anëtarët Sandër Beci, Ilir Toska, Fiona Papajorgji, Marsida Xhaferllari dhe Mariana Semini ndërsa kundër Holta Zaçaj, Sonila Bejtja e Gent Ibrahimi.

Me këtë vendim, anulohet gjithashtu edhe dekreti i Presidentit Bajram Begaj për caktimin e datës së zgjedhjeve në Tiranë.

Më 31 tetor, Erion Veliaj u përball për 7 orë në gjykatë me kryeministrinë dhe presidencën, njëra që firmosi shkarkimin e tij, e tjetra që dekretoi zgjedhje në kryeqytet.

Mes Veliajt dhe qeverisë u zhvillua një debat i gjatë nëse shkarkimi i Veliaj me argumentin e mungesës në punë 3 muaj, ishte i ligjshëm dhe i drejtë.

Erion Veliaj ankimoi në Kushtetuese shkarkimin e tij më 25 shtator nga qeveria, pas propozimit nga Këshilli Bashkiak.

Shpërndaje