𝐓𝐞𝐥𝐞𝐤𝐨𝐦𝐮𝐧𝐢𝐤𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢- 𝐒𝐡𝐭𝐲𝐥𝐥𝐚 𝐞 𝐯𝐞𝐭𝐦𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐞 𝐪𝐞𝐧𝐝𝐫𝐮𝐞𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐞 𝐞𝐤𝐨𝐧𝐨𝐦𝐢𝐬𝐞̈ 𝐝𝐢𝐠𝐣𝐢𝐭𝐚𝐥𝐞 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫e

Revolucioni i Katërt Industrial, i njohur si 𝐼𝑛𝑑𝑢𝑠𝑡𝑟𝑦 4.0, nisi në  Gjermani, në vitin 2011, për të përshkruar automatizimin inteligjent të prodhimit, përmes teknologjive dixhitale. Sot ai ka shndërruar çdo hallkë të ekonomisë globale, duke vendosur komunikimet elektronike dhe rrjetet mobile, në zemër të këtij ndryshimi. Në suazën e këtij revolucioni digjital, sipërmarrjet e telekomunikacionit, veçanërisht ato të telefonisë së lëvizshme, po kalojnë një transformim të thellë në çdo aspekt, por veçanërisht në modelin e biznesit, i cili ka lëvizur me shpejtësi nga ai tradicional, si ofrues klasik i shërbimeve të komunikimit, në atë të shoqërive tipike teknologjike. Në këtë kapacitet, ato janë shndërruar tashmë jo vetëm në sipërmarrje strategjike, por edhe lojtarë kyç të përparimit dhe inovacionit teknologjik global.

𝗡𝗷𝗲̈ 𝗶𝗻𝗱𝘂𝘀𝘁𝗿𝗶 𝗺𝗲 𝗶𝗻𝘃𝗲𝘀𝘁𝗶𝗺𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗹𝗮𝗿𝘁𝗮 𝗱𝗵𝗲 𝗸𝘁𝗵𝗶𝗺 𝘁𝗲̈ 𝗺𝗮𝘁𝘂𝗿𝘂𝗮𝗿

Telekomunikacioni është një industri kapitale me cikël investimesh të kushtueshme dhe amortizim të shpejtë. Çdo gjeneratë e re teknologjie kërkon përditësim të menjëherëshem dhe investime të reja. Për më tepër, sektori është ndër më të rregulluarit në ekonomi – shpesh i mbirregulluar – për shkak të rolit që luan në sigurinë kombëtare, mbrojtjen e të dhënave dhe funksionimim e shërbimeve publike. Në një treg të vogël si Shqipëria, ku mungon ekonomia e shkallës dhe fuqia blerëse mbetet nën mesataren e BE-së, operatorët përballen me një ekuacion të ndërlikuar; duhet të mbajnë cilësi europiane të shërbimit, por në kushte të brendshme ekonomike, që nuk e mbështesin plotësisht këtë standart. Megjithatë, Vodafone Albania ka arrituar të ruajë këtë balancë, për më shumë se dy dekada, duke ofruar lidhje dhe shpejtësi të krahasueshme me vendet e BE-së, dhe me një kosto shumë më të ulët për qytetarin.

𝗖̧𝗺𝗶𝗺𝗲𝘁 𝗱𝗵𝗲 𝗽𝗲𝗿𝗰𝗲𝗽𝘁𝗶𝗺𝗶 𝗽𝘂𝗯𝗹𝗶𝗸

Në perceptimin publik, telekomunikacioni shpesh shihet si “i shtrenjtë”. Por të dhënat tregojnë të kundërtën; përdoruesit shqiptarë paguajnë mesatarisht 6-7 euro në muaj, ndërsa në Greqi apo Rumani shuma është 12-15 euro. Çmimet e internetit fiks janë 30-40% më të ulëta se mesatarja e BE-së, ndërkohë që cilësia është e krahasueshme, dhe në shumë raste më e mirë se dhe vendet e BE-së. Në realitet çdo euro e paguar nga konsumatori rikthehet në formën e investimeve për rrjetin, energjinë, teknologjinë e re, sigurinë kibernetike dhe mbrojtjen e mjedisit. Fitimi neto  para tatimit, më pak se 10% e të ardhurave totale, tregon një industri që operon me marzhe të kufizuara, duke mbajtur funskionale një infrastrukturë që kërkon mirëmbajtje 24 orë në ditë. 

𝗧𝗲𝗹𝗲𝗸𝗼𝗺𝘂𝗻𝗶𝗸𝗮𝗰𝗶𝗼𝗻𝗶 𝘀𝗶 𝘀𝗵𝘂𝗺𝗲̈𝘇𝘂𝗲𝘀 𝗲𝗸𝗼𝗻𝗼𝗺𝗶𝗸

Çdo euro e investuar në rrjetet e telekomunikacionit, gjeneron deri në pesë euro në rritje të PBB-së, përmes produktivitetit, inovacionit dhe dixhitalizimit. Në Shqipëri, ky efekt është më i ndjeshëm; lidhjet e sigurta ndihmojne ndërrmarjet e vogla të hyjnë në tregje të reja, mbështesin shërbime publike dhe krijojnë kushte të qendrueshme për investitorët e huaj. Me fjalë të tjera, çdo faturë mujore e qytetarëve është një kontibut i drejtpërdrejtë në modernizimin e vendit.

𝗡𝗷𝗲̈ 𝗮𝗸𝘁𝗼𝗿 𝗸𝗿𝘆𝗲𝘀𝗼𝗿 𝗻𝗲̈ 𝗶𝗻𝗳𝗿𝗮𝘀𝘁𝗿𝘂𝗸𝘁𝘂𝗿𝗲̈𝗻 𝗸𝗼𝗺𝗯𝗲̈𝘁𝗮𝗿𝗲

Që prej vitit 2001, Vodafone Albania ka investuar mbi 1.3 miliardë euro në rrjetet e komunikimit dhe teknologjinë digjitale të vendit, ka paguar mbi 792 milionë euro në taksa e tarifa dhe mbi 200 milionë euro për licensat e spektrit për rrjetet  2G, 3G, 4G dhe 5G. Vetëm në vitin 2024, kompania ka investuar 43 milionë euro në rrjet dhe afro 30 milionë euro në furnitorë vendas. Me 195 milionë euro të ardhura nga shërbimet dhe 15 milionë euro fitim para tatimit, Vodafone Albania mbetet një nga kontribuesit më të rëndësishëm në ekonominë shqiptare. Por ndikimi i saj shkon shumë më përtej se shifrat. Telekomunikacioni është sot një infrastrukturë publike po aq e rëndësishme sa energjia apo transporti. Çdo transaksion elektronik, çdo mësim i bërë “online”, shërbim publik apo qoftë dhe aplikimet në industri të ndryshme si në bujqësi, funksionon mbi rrjetet që kompani si Vodafone ndërtojnë dhe mirëmbajnë. Me një mbulim prej 99.7% të popullsisë me 4G dhe gati 40% me 5G, Shqipëria renditet e dyta në Ballkan për shpejtësinë e internetit celular dhe ndër më të lartat në Europë, për internetin fiks ose WiFi siç njihet rendom. 

𝗡𝗷𝗲̈ 𝗶𝗻𝗱𝘂𝘀𝘁𝗿𝗶, 𝗾𝗲̈ 𝗸𝗲̈𝗿𝗸𝗼𝗻 𝗸𝘂𝗽𝘁𝗶𝗺 𝗱𝗵𝗲 𝗯𝗲𝘀𝗶𝗺

Telekomunikacioni duhet parë jo si luks, por si themel i zhvillimit modern. Për të garantuar internet të mirë, që na mundëson lidhjen në kohërat moderne, internet konkurues dhe gati për dekadën e ardhshme digjitale, është e domosdoshme një qasje më racionale ndaj debatit publik për çmimet. Pyetja nuk duhet të jetë “pse nuk janë më të ulta çmimet”, por “ si është e mundur që me këto çmime Shqipëria arrin cilësi europiane?”. Përgjigja është e qartë: falë investimeve të vazhdueshme, standardeve ndërkombëtare dhe përkushtimtit për të ndërtuar një të ardhme digjitale, të qendrueshme.

Shpërndaje