
Në Zagreb e quajnë “The Elastic Bands Professor”. Vlatko Vucetic, drejtues i “Sport-Diagnostic Centre” në Fakultetin e Kinesiologjis, ka studiuar për mbi 30 vite performancën, parandalimin e lëndimeve dhe qëndrueshmërinë e gjatë sportive. Ai është njeriu që i mësoi trupit të Luka Modric të mos plaket.
Historia fillon mbi 10 vite më parë. Modric shkoi në qendrën e tij për diagnozë dhe Vucetic i sugjeroi disa ushtrime me tri objektiva: përmirësimin e gjëndjes fizike, reduktimin e rrezikut të lëndimeve dhe zgjatjen e karrierës. Në atë kohë, Modric luante 65 minuta me intensitet të lartë; sot, 40 vjeç, përfundon 90 minuta, plus shtesat.
Sekreti? Programi i parandalimit dhe mikro-ushtrimet me shiritat elastike.
Vucetic shpjegon: “Luka punon çdo ditë me shiritat elastike. Kjo, plus motivimi dhe kurioziteti i tij, e mban të ri dhe në formë për tërë ndeshjen. Metoda e tij i ka dhënë Modric rininë e dytë duke bërë të mundur që të qëndrojë konkurrues në nivele të larta edhe pas 40 vitesh.”