Nga Besart Logu
Nëse futesh në portalin shtetëror e-albania të del një tabelë e emërtuar “Hapësira ime publike”. Kur futesh, sheh që të fton të denoncosh ndërtimet pa leje, parkimet e gabuara, ndotjet akustike dhe shumë sjellje të kundraligjshme tê të jetuarit në komunitet.

Dmth, Kryeministri, pasi pa që populli i tij e nis ditën duke denoncuar në mëngjes tek Bashkimi, gjatë gjithë ditës tek JOQ dhe në darkë tek STOP e FIKS FARE, kuptoi se ka diçka që nuk funksionon! Ose më saktë, shumëçka, kur sheh gamën e gjerë të problematikave që denoncohen.

Dikush e lexon se populli shqiptar e ka në gjak raportimin/denoncimin/spiunimin por personalisht e lexoj ndryshe; numri i lartë i shqetësimeve që referohen në portale dhe tv private tregon inekzistencën e institucioneve shtetërore dhe se besimi i publikut tek këto institucione ka rënë prandaj dhe i janë drejtuar hapësirave që të mundëson privati.
Kështu, Edi Rama mund të tentojë sa të dojë që të dublojë portalet dhe emisionet investigative por para se të shfaqë vullnetin se po bën shtet duhet të sqarojë paraprakisht se; çfarë ka bërë AKU, IKMT dhe çdo agjensi e inspektoriat tjetër këto 12 vite drejtimi të Partisë Socialiste?! Nëse inspektorët paskan abuzuar me detyrën, ministrat dhe kryetarët e bashkive janë në hetim e gjykim për korrupsion, çfarë ka funksionuar në Shtetin e Edi Ramës?!!!
A mjafton një portal qeveritar për të shuar mungesën e shtetit për më shumë se një dekadë?! Nëse nuk e bëri për tre mandate, do e bëjë në të katërtin?!