
Ministrja Kociu propagandoi dje funksionimin e portaleve “Mjekë për Shqipërinë” dhe “Infermierë për Shqipërinë”.
Ndërkohë që çdokush që punon në sistem e di se këto portale kanë qenë veçse një mjet tjetër elektoral për punësime politike, për furnizimin e sistemit monstruoz të patronazhimit dhe kontrollit të votuesve, duke shfrytëzuar edhe sëmundjet.
Rastet për këtë janë të shumta, gjë që konfirmon se sistemi i patronazhimit është përdorur në mënyrë kriminale mbi problemet dhe hallet e njerëzve.
Por sot, ministrja Kociu do të ishte mirë t’u përgjigjej disa pyetjeve:
• Sa mjekë kanë ikur këto 10 vitet e fundit?
• Sa mjekë kanë ikur këto 6 muajt e fundit?
• A ka mjekë specialistë që kanë dhënë dorëheqjen nga puna në spitalin onkologjik? Për çfarë arsyesh?
• Sa kirurgë ka sot të punësuar në spitalin onkologjik? Sa ndërhyrje kryejnë në ditë? Dhe sa është nevoja reale për ndërhyrje? Sa është lista e pritjes?