Nga Besart Logu
Sot lajm i ditës ishte se Presidenti Donald Trump ka zgjatur afatin e Urdhërit Ekzekutiv për gjendjen e jashtëzakonshme në Ballkanin Perëndimor.
Kështu, mediat dhe analistët e pavarur pranë pushtetit nisën garën me tituj të tipit “Berisha gënjeu”, “Edhe Trump kundër Berishës”, “SHBA nuk ndryshojnë kurs”.
Ndërkohë, e vërteta është krejt ndryshe.
Së pari, Sali Berisha kurrë nuk është shprehur apo të ketë marrë përsipër se do të ndryshojë politikën e jashtme amerikane. Është një absurd e premtim i parealizueshëm që as për retorikë politike nuk e përdor dot.
Partia Demokratike ka pretenduar se me ardhjen e Presidentit Trump, qasja ndaj mekanizmit të non gratës do të ndryshojë. Kjo referuar vetë qëndrimit Sekratrit të Shtetit Marco Rubio gjatë periudhës së ushtrimit të mandatit të senatorit.
Për më tepër, pritshmëritë për ndryshimin e qasjes nuk lidheshin me zgjatjen apo jo të Urdhërit Ekzekutiv. Revokimi i aktit të shpalljes non grata është fakt nga kjo administratë. Më 28 maj 2025 u hoqën nga Lista e Shtetasve të Sanksionuar (SDN) persona:
1. Të lidhur me Ballkanin:
Milan Milutinovi: Ish-president i Republikës Serbska dhe i akuzuar nga Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (ICTY)
Bogdan Suboti: Lindur në Bosanska Gradiška, Bosnjë-Hercegovinë.
2. Të lidhur me trafikun e narkotikëve:
Jesús Pérez Alvear (i njohur si “Chucho Pérez”): I lidhur me kartelet meksikane si “Cártel de Jalisco Nueva Generación”, “Los Cuinis” dhe kompaninë “Gallística Diamante”.
Gallística Diamante S.A. de C.V.: Një kompani meksikane e njohur gjithashtu si “Ticket Premier”, e përfshirë në aktivitete të lidhura me trafikun e narkotikëve.
3. Të lidhur me Rusinë:
Nikolay Ivanovich Bortsov: Anëtar i Dhomës së Shtetit të Federatës Ruse, i sanksionuar më parë sipas Urdhrit Ekzekutiv 14024.
Pra, duket qartë se administrata aktuale ka rishikuar vendimmarrjet e asaj paraardhëse sa i përket kushteve e kritereve të shpalljes së të sanksionuarve, madje me objekt të zgjeruar, përfshirë këtu edhe Ballkanin Perëndimor.
Së dyti, në kuptimin politik, zgjatja e afateve të Urdhërit Ekzekutiv është një mesazh më tepër për të pashpallurit ende se sa për ato që janë në këtë status. Që do të thotë, Berisha është në fazën e rishikimit të aktit dhe se zgjatja e Urdhërit nuk ndikon në vendimmarrje. Ndryshe ndodh me zyrtarët potencialisht të mundshëm për t’u shpallur, sidomos nëse kemi parasysh ndërhyrjen në Urdhërin Ekzekutiv që bëri ish Presidenti Joe Biden 12 ditë para dorëzimit të detyrës ku zgjeroi fushën e veprimit dhe të subjekteve që konsiderohen rrezik për sigurinë kombëtare amerikane.
Thënë ndryshe, administrata Trump po i thotë “Kujdes” të korruptuarve në ballkan dhe jo të shpallurve të administratës demokrate për të cilët republikanët kanë shprehur rezerva në periudhë opozite e konkretizuar me revokime në periudhë pushteti.
Së treti, vlenë të merret në konsideratë edhe konteksti kohor. Donald Trump ka nënshkruar zgjatjen e Urdhërit Ekzekutiv për Ballkanin Perëndimor më 20 qershor 2025, në kulmin e konfliktit në Lindjen e Mesme e sidomos të përfshirjes së saj në konflikt ushtarak me Iranin. Që do të thotë, kush mendoi se lufta shmangu vëmendjen e SHBA ndaj rajonit të ballkanit e ka gabim. Tani, pas arritjes së paqes, të rrinë sy e veshë për lajme nga tej oqeanit.
Gjithashtu, në vazhdim të logjikës së konteksit kohor, Urdhëri Ekzekutiv u bë publik pikërisht sot, më 24 qershor, një ditë para vajtjes së Presidnetit Trump në samitin e NATO-s në Hagë. Kujtojmë këtu se vende anëtare të Aleancës së Traktatit të Atlantikut të Veriut nga Ballkani Perëndimor janë Kroacia, Shqipëria, Mali i zi dhe Maqedonia e Veriut. Shtete të cilat shënojnë rekorde shumë më pozitive se Shqipëria në çdo rankim të organizmave ndërkombëtar sa i përket nivelit të korrupsionit. E nisur nga kjo perspektivë, kush e ka rradhën të shpallet non grata? Apo siç e thonë në agnlisht, “Who’s next?”
Si përfundim, ndryshe nga sa propagandon qeveria, lajmi se Presidenti Donald Trump firmosi zgjatjen e Urdhërit Ekzekutiv për Ballkanin Perëndimor ka trazuar ujrat në Partinë Socialiste. Orientimi i debatit tek Partia Demokratike, e sidomos tek emri Sali Berisha, tregon ankth e siklet në rradhët e të korruptuarve që u gënjen mendja se duke blerë vota do të gëzojnë imunitet nga sanksionimi amerikan.