Deputetja e zgjedhur e PD-së për Qarkun Tiranë, Albana Vokshi, në një lidhje direkt nga Strasburgu në emisionin ÇIM PEKA LIVE, tha se PS në krahasim me vitin 2021 dhe 2023 ka zgjeruar rrjetin e patronazhimit dhe shpërdorimin e burimeve shtetërore publike.
Vokshi tha se ditën e sotme në Strasburg i prezantoi para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të gjithë rrjetet e drogës se ku ishin vendosur dhe çfarë kandidatë mbulonin.
Pjesë nga intervista:
“Meqenëse do të debatohej raporti në seancë për zgjedhjet ishte në rendin e ditës që unë të bëja një informim për të gjithë deputetët, të grupit të EPP-së. Pata mundësinë që të informoja një prezantim në Power Point. I kam informuar për shtyllat kryesore të shkeljeve zgjedhore në Shqipëri. U ndala jo vetëm në shpërdorimin e burimeve financiare por dhe humane. Jo vetëm në keqpërdorimin e rrjeteve të patronazhimit. Gjithashtu pata mundësinë që të ndalesha më në detaje tu shpjegoja pjesën e përfshirjes të krimit, pra në këndvështrimin tim, unë besoj që të gjithë ne e kemi prekur ndryshe nga zgjedhjet e tjera. Ku në 2021 dhe 2023 PS përsëri ka pasur rrjete patronazhimi, tani e ka më të sofistikuar dhe ka më shumë patronazhistë seç kishte në 2021 dhe 2023. I ka keqpërdorur burimet shtetërore publike po në asfalte, në tendera dhe licensa e të tjera. U ndala dhe i shpjegova qartazi ku ishin vendosur rrjetet e drogës, ku ishin të vendosura kartelet, çfarë mbulonin, cilët kandidatë.” tha Vokshi.