Berisha i përgjigjet komentuesve se pse është kundër Iranit.

Pak orë më parë z.Berisha bëri një reagim në llogarinë e tij në Facebook ku shprehu solidaritetin e tij me viktimat izraelite nga sulmet raketore të Iranit. Në këtë reagim ai mbështeti aksionet luftarake izraelite me arsyetimin se fundi sa më i shpejtë i regjimit obskurantist të Ajetullahëve, armik i egër i kombit iranian dhe lirive të tij, shënon çlirimin e këtij kombi të madh dhe një fitore të vërtetë për paqen dhe bashkëpunimin në Lindjen e Mesme.

Duke qenë se këto tema janë të ndjeshme për shkak të viktimave të pafajshme që shkaktojnë sulmet ushtarake, z.Berisha bëri një koment sqarues në lidhje me qëndrimin e tij pro izraelit. Sipas Berishës, qëndrimi është vetëm politik dhe e argumenton me disa pika.

Komenti i plotë:

Pergjigje Zj/Znjushe, Eva Molla, pershendetje Eva, mendimi im lidhet me qendrimin ndaj nje rregjimi diktatorial teokratik dmth te bazuar ne dogmen fetare si ç’ju intereson per pushtetin e tyre obskurantist Ajetullahve qe:

1- ka egzekutuar burgosur, torturuar me dhjetra mijra opozitar te te gjitha moshave vetem se kerkojne nje Irane te lire demokratik.

2- Ky regjim me linjen fetare ushtarake kontrollon sot Irakun, Jemenin, Gazen, Jugun e Libanit dhe deri dje plotesisht edhe Sirine pra eshte nje fuqi koloniale rajonale e provuar se  mbeshtet terrorizmin, nxite luftra dhe destabilizim. Ndaj dhe une besoj se permbysja e ketij rregjimi eshte çlirimi i kombit iranian dhe mendoj  se ata qe besojne lirine dhe vlerat e saj duhet te qendrojne ne anen e Iranianve qe ne Iran dhe jashte tij luftojne per nje Iran te lire dhe denokratik.

3-Irani dhe Izraeli nuk kane kufij te perbashket por Irani si udheheqesi i boshteti te rezistences, te gjithe satelitet e tij antar te ketij boshti i ka armatosur dhe i bazuar ne doktrinen e zhdukjes se Izraelit i nxite te sulmojne kete te fundit.

Une besoj fort se Izraeli ka te drejte te egzistoj dhe te mbroj egzistencen e tij.

Perveç kesaj Irani perdor Aksin e Rezistences  per qellime te veta imperiale dmth te dominimit te Lindjes se mesme dhe Gjirit Persik zona nder me strategjiket e planetit.

Se fundi une ndjej dhimbje te thelle per femijet e Palestines sikunder femijet e çdo vendi dhe kombi tjeter, dhe nuk pajtohen kurr me infanticidin, por nuk pranoj kurr politiken e fshirjes nga harta te Izraelit as dhe te kolonizimit te vendeve te rajonit nga Teherani. Me respekt Sali Berisha.

Shpërndaje