Nga farsa zgjedhore tek farsa mediatike!

Nga Besart Logu

Mediat pranë pushtetit dhe ato rreth saj paskan dalë me një titull të përbashkët “PD-PS bashkojnë votat për të mos hapur kutitë”! Bëhet fjalë për kërkesat që kishin bërë kandidatë të PD për rivlerësimin e votave preferenciale.

Duke qenë se është titull bombastik si dhe nisur nga fakti se jemi në fazën ku po provohet çdo ditë farsa zgjedhore e 11 Majit, vlenë të theksohen disa momente:

▪︎ KAS (Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve pranë KQZ) nuk është hera e parë që del me këtë vendim. Qëndrim të ngjashëm për ankimet e bëra nga kandidatët ka mbajtur edhe në zgjedhjet parlamentare të 2021 (shih vendimin nr.71 datë 11.05.2021 mbi ankimin e kandidates Lediana Fratari).

▪︎ Ligjërisht, ankimi i kandidatëve nuk ka bazë ligjore pasi subjekt që legjitimohet për kundërshtimin e rezultateve të KZAZ-ve apo atij përfundimtar të KQZ është subjekti partiak dhe jo kandidatët (neni 124 i Kodit Zgjedhor).
Gjithashtu, një nga elementët e domosdoshëm që forma dhe përmbajtja e ankimit të jetë sipas ligjit, nevojitet që në në ankim të reflektohet emri i subjektit dhe adresa e tij. Pra, sërish nuk flitet për persona fizik por për persona juridik (neni 126 i Kodit Zgjedhor).

▪︎ Ilir Rusmajli, anëtar i KAS, edhe në vendimin nr.71 datë 11.05.2021 ka mbajtur qëndrim paralel. Pra, sot nuk mbajti anën e PD apo të ketë kryer ndonjë qokë, thjeshtë ka ruajtur koherencën e tij.

E kuptoni tani se në çfarë halli është Edi Rama sa arrin të porosisë tituj të tipit “Berisha flet për farsë zgjedhore por nuk pranon të hapë kutitë”.

Shpërndaje