Ambasada e SHBA në Tiranë ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të njoftojnë direkt DEA-n nëse kanë informacione për trafik droge.

Kjo tregon se Ambasada e SHBA nuk ka pikë besimi tek institucionet e zbatimit të ligjit në vend. Siç duket dekonspirimet e operacioneve nga strukturat hetuese kanë bërë që ambasda e SHBA tënisë këtë mesazh për shqiptarët.
Por në këtë vendim mund të kenë ndikuar edhe numri i lartë i punonjësve të policisë që janë arrestuar për shkak të shëbrimit të tyre ndaj bandave të trafikut të drogës dhe grupeve të strukturuara kriminale. Vetëm në operacion e fundit të drejtuar nga antimafia italiane dolën të përfshirë 2 punonjës policie.
Njoftimi i plotë:
Linja e sinjalizimit të Agjencisë së ShBA Kundër Narkotikëve është aktive. DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në WhatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: [email protected].
Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta. Falënderimet tona për të gjithë ata individë që kanë dorëzuar të dhëna të besueshme që kanë mbështetur operacionet e DEA-s.
Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me të, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve të të dy vendeve tona dhe parandalimin e hyrjes së drogave të paligjshme në Shtetet e Bashkuara.