Akuzat e Manjës | Reagon Gjoni: Jemi bij të një force që nuk trembet! Presonazhet e 184 nuk kanë të drejtë morale.

Reagimi i Gjin Gjonit:

Të nderuar demokratë,
Të nderuar qytetarë,

Jam në këtë sfidë për të folur me ju hapur, me sinqeritet, si njëri prej jush. Kauza që na bashkon është më e madhe se çdo emër, më e fortë se çdo intrigë dhe më e pastër se çdo shpifje që vjen nga ata që kanë frikë nga vota e lirë.

Personazhet e dosjes famëkeqe 184, ata që turpëruan proçesin zgjedhor dhe u kapën duke dhunuar demokracinë, nuk kanë asnjë të drejtë, as politike e as morale të fshihen pas asaj që po bëjnë dhe të tjerë që po tentojnë t’i shesin publikut.E aq më pak të guxojnë të shpifin, të kërcënojnë, apo të intimidojnë. Jo demokratët. E mua, jo e jo!

Unë, Gjin Gjoni, jam në këtë garë me kokën lart bashkë me kandidatët e tjerë të PD, me ndërgjegje të pastër dhe me një qëllim të vetëm: të mbroj votën e lirë dhe të udhëheq Partinë Demokratike drejt fitores.

Nuk kam lejuar, dhe nuk do të lejoj asnjëherë, që demokratët të përulen përballë kriminelëve elektoralë. Ne jemi bij të një force që nuk trembet. Ne jemi Partia Demokratike, ajo që ka lindur nga guximi dhe që rron vetëm për lirinë.

Unë qëndroj në këtë sfidë para jush me dinjitet, me mbështetjen tuaj dhe me besimin e palëkundur se së bashku do të sigurojmë respektimin e vullnetit të lirë të qytetarëve shqiptarë.

E ardhmja nuk ndërtohet me frikë, por me kurajo. Dhe kurajo është arma jonë më e fortë. Ta harrojnë se do bëjnë atë që kanë bërë. Ndryshimin dhe fitoren e PD nuk e ndalin kamikazët elektoral që janë përdorur dhe po përdoren nga Rilindja në ikje!

Rroftë Partia Demokratike!
Rroftë Lezha!
Rroftë Shqipëria!
✌️
#GG#.

Shpërndaje