Fushata elektorale vazhdon me intensitet të lartë për Partinë Demokratike. Përveç strukturave bazë, me të njejtin ritëm ecin edhe organizatat partnere.

LDG Dega 7 Tiranë, nën drejtimin e zj.Malvina Lika, ka organizuar një takim me gra dhe vajza aktiviste të Njësisë 7. Prezent në këtë takim ishte edhe kandidati për këtë njësi, z.Grigels Muçollari. Gjithashtu, në nder dhe respekt të grave dhe vajzave të LDG Dega 7 Tiranë ishte edhe zj. Albana Vokshi, Kreu i LDG të Shqipërisë si dhe Zv/Presidente e EPP Woman.

Si njohëse e mirë e fuqisë që kanë gratë për shkak të eksperiencës së gjatë në këto struktura, si vendase ashtu dhe ato ndërkombëtare, zj.Vokshi shprehet se “Gratë janë shtylla e shoqërisë dhe forcë vendimtare e fitores më 11 maj.”

Duke qenë se para dy legjislaturave zj.Vokshi ka dalë deputete në këtë zonë, shprehet me garanci se z.Muçollari do të jetë pjesë e ekipit fitues.

Statusi i plotë:
Takim frymëzues me gratë e Degës 7 dhe kandidatin tonë të ekipit fitues, Grigelsin.
Gratë janë shtylla e shoqërisë dhe forcë vendimtare e fitores më 11 maj.
Me kurajo, ide dhe vendosmëri, ato janë gati të çojnë përpara ndryshimin që meriton Shqipëria!

