Në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit si dhe në zbatim të udhëzimeve të ekipit të arkitektit të fitores së Trump, Chris LaCivita, të cilët sugjerojnë sa më shumë takime e kontakte direkte me votuesit, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike z.Flamur Noka, ishte në Njësinë Administrative Nr.7 Tiranë.

Referuar asaj çfarë njofton Kreu i Degës 7 Tiranë, z.Avni Tobli, në axhendën e ditës së sotme ishte mbulimi i zonës që i përket Grupseksioneve 11 dhe 12 të kësaj dege.

Prezent në këtë aktivitet ishte edhe kandidatja zj.Xhulia Xhekaj si dhe Forumi Rinor i Degës kryesuar nga z.Xhulian Tota.

Padiskutim që udhëzimet e ekipit të LaCivita dhanë efekt. Nga kontakti direkt me njerëzit, konstatohet një mbështetje e dukshme ndaj alternativës së PD-ASHM. Kjo reflektohet edhe tek reagimi i kreut të Degës 7. “Mbështetja e tyre për Partinë Demokratike me 11 Maj është e padiskutueshme!
Fitorja dhe e ardhmja ju takon guximtareve!” shprehet z.Tobli.
Postimi i plotë:
Bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së Z Flamur Noka, kandidaten Xhulia Xheka dhe me të rinj e të reja të Degës 7 Tiranë, takuam qytetarë të grupseksionit 12 të Degës 7 Tiranë!

Mbështetja e tyre për Partinë Demokratike me 11 Maj është e padiskutueshme!
Fitorja dhe e ardhmja ju takon guximtareve!
✌️✌️✌️