SKANDALI | Edi Rama 140 mijë € nga Irani për një telefonatë te Marco Rubio!

Nga Romir Saraci

Cilësimi “non grata” i Edi Ramës nga SHBA, me refuzimin e dy vizitave në Uashington, me dështimin e lobistëve korruptivë për të siguruar një foto me Zv. Presidentin JD Vance si dhe refuzimit dy herë për të siguruar një foto me Trump JR, teksa ky i fundit darkonte me Aleksandër Vuçiç në Beograd, ka futur në dëshpërim Edi Ramën dhe Rilindjen.

Prej dy ditësh makineria e propagandës ka angazhuar jo vetëm llumin publik por edhe llumin institucional për të goditur një kontratë lobimi të ligjshme, e me kontribut të atdhetarëve shqiptarë që duan këtë vend ta shpëtojnë nga diktatura, njëlloj si angazhimi i paraardhësve të tyre më 1944, kur Enver Hoxha i shpalli ata armiq! Përpara se të sulmoni lobin shqiptar në SHBA për kontributin e tyre, hidhini një sy historisë, për të mos “ngrënë barin” si dikur kur Enver Hoxha shpallte armiq ajkën e shoqërisë dhe mendjes shqiptare!

Por ta lëmë historinë e të shohim të tashmen! Kjo kontratë nuk ka asgjë më pak se zbatimi i ligjit amerikan, të cilin Edi Rama refuzon ta zbatojë, e për pasojë është bërë pjesë e dosjeve të korrupsionit në gjyqet e famozit Charles McGonigal.

“Shkelja” e vetme e kësaj kontrate është se shuma prej 250 mijë dollarësh, që paguhet për aq muaj sa zgjat kontrata e lobimit, është e barabartë me shumën në qeskën e zezë që Agron Neza ia dha Charles McGonigal në një parkim për llogari të Edi Ramës, me qëllim goditjen e Sali Berishës në institucionet amerikane.

Por le ta lëmë edhe historinë e korruptimit të Charles McGonigal nga Edi Rama, deri sa në gropën e hapur në SHBA të zhytet edhe Altin Dumani i SPAK, që sot edhe njëherë vërtetoi se nuk është asgjë më shumë se një vegël qorre e Edi Ramës.

Ndërsa Edi Rama po përpiqet të vijojë me sulmet ndaj opozitës për respektimin e ligjeve të SHBA, t’u tregojë shqiptarëve se si vetëm për një telefonatë të lobuesit të tij me ish-senatorin Marc Rubio (sot Sekretar Shteti), linjat turke të lidhura me Iranin paguan 140 mijë euro! 140 mijë euro, të dyshuara në SHBA si të financuara nga Irani, u paguan për të lobuar Edi Ramën në zyrën e Marc Rubios, i cili në atë kohë ishte një nga zërat më të fortë kundër Iranit.

Për sytë e verbuar të SPAK, po sjell edhe disa detaje: Historia korruptive nisi në vitin 2017, kur në një kontratë lobimi me “Ballard Partners” bëhen bashkë interesat e Edi Ramës dhe Rexhep Taip Erdoganit, e qëllimi për pjesën shqiptare ishte kontakti me Marc Rubion, në atë kohë senator. Kjo kontratë dhe ky financim sot rezulton një aferë e pastër korruptive, për mënyrën se si u bë pagesa. Kontrata u firmos nga njëra anë nga Ambasadori i Turqisë në SHBA, e shteti turk pagoi pjesën e vet, dhe firmosesi tjetër ishte Endri Fuga, krahu i djathtë i Edi Ramës. Sipas kësaj kontrate, 750 mijë dollarë u paguan nga Turqia dhe 350 mijë dollarë, për llogari të Edi Ramës, u paguan nga banka turke Halk Bank!

Ndërsa sulmojmë atdhetarët tanë se çfarë interesi kanë për këtë angazhim, a mund të pyesim se cili ishte interesi i një Banke Turke që të paguante 350 mijë dollarë për Edi Ramën? Pagesë e cila nuk është raportuar kurrë, apo të sqarohet se si ua shleu Edi Rama biznesmenëve turq këtë “dhuratë”. I vetmi informacion që u bë publik ishte fakti se në SHBA u arrestua Mehmet Hakan Atilla, njëri nga zv/drejtorët e përgjithshëm të Halkbank, banka që financonte lobimin e Edi Ramës.

Motivi i arrestimit? Banka që paguante për lobimin e Edi Ramës kishte thyer ligjet dhe sanksionet e SHBA, dhe bashkëpunonte me një biznesmen iranian të arrestuar po në SHBA.

Por cilat janë interesat në të njëjtën kontratë lobimi në SHBA të Edi Ramës, Erdoganit dhe Iranit? Nuk kemi për t’i mësuar për sa kohë SPAK do të jetë një vegël qorre! Por ndërsa SPAK do të vijojë të përdoret politikisht, për opinionin publik disa fakte të këtyre lidhjeve janë të njohura.

E para: “Tigrat e Beles”, të mbërritura në Vlorë me bekimin e Yuri Kim, do t’u kushtojnë xhepave të shqiptarëve 120 milionë euro, pa prodhuar asnjë KvH energji! Sipas investigimeve të ndryshme, kompani të lidhura me Iranin kanë përfituar miliona euro nga kjo aferë. A jemi përballë të njëjtës linjë korruptive për lobime? SPAK, vegla qorre e Edi Ramës duhet ta kishte dhënë një përgjigje që me kohë.

E dyta: 60 milionë euro me firmë direkte të Edi Ramës iu falën biznesmenëve turq për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë! Aferë e pastër korruptive. A jemi përballë të njëjtës linjë korruptive për lobime? SPAK, vegla qorre e Edi Ramës duhet ta kishte dhënë një përgjigje që me kohë.

Një nga lobuesit kryesorë të Edi Ramës në SHBA sot merr pagesa të majme nga kompania telefonike ONE! Edi Rama fali Sazanin dhe Zvernecin për këtë lobim, por përsëri dështoi. Etj.Etj.

Ndaj sot halli i Edi Ramës nuk është pse kundërshtarët e tij po lobojnë konform ligjeve në fuqi në SHBA, por sepse milionat e lobimeve korruptive dhe pushteti nuk po arrijnë dot të depërtojnë në administratën e re amerikane!

Shpërndaje