Logjika e Manjanit çalon si gomari i Xha Tasit! Koment nga Dritan Kaba

Lexova nje koment te Ylli Manjanit per çeshtjen e finacimit te Fondacionit shqiptaro-amerikan per te ndihmuar PD ne marrdhenie me administraten amerikane.

I shkruajta ne faqen e tij por e hoqi komentitn se i dogji shume!

Keshtu po e shkruaj pak shkurt ketu.
Manjani, qe siç duket brenda vetes do e kete kapur nje mllef i zi, arsyen nuk e di, por ja ka errur syte edhe arsyen. Nje kontrate te ligjshme me burime financimi te deklaruara i krahason me marrdhenien kriminale korruptive te Mcgonigal i cili me parate e krimit dhe korrupsionit bente raporte te rreme ne agjencite e ligjit ne SHBA kunder PD dhe Berishes, apo bente presione nepermjet ketij pisi, biznesmeve dhe figurave te tjera me reputacion apo ndikim ekonomik lokal apo kombetar per t’i vendosur ne listen e zeze te perjashtimit per marrjen e vizave ne SHBA.

Gjithashtu logjika e shfazuar e Manjanit krahasonte parate e qytetareve shqiptaro-amerikane te fituara me djerse me parate e zeza te korrupsionit apo parate e dhena nga taksat e shqiptareve per “lobime” nga me te ndryshmet nga dhenia e parave si “konsulence” nga Blair, Tusk apo disa dhjetra te tjere apo parate e korrupsionit te shkuara per Lu-te, Kim-et apo Blink-et qe e kane mbushur Administraten edhe raportet per Shiperine me genjeshtra, fake raporte apo deformime te frikshme te se vertetes.

Vetem pamja e dy ambasadoreve te fundit ne çastin e ardhjes ne Shqiperi edhe ajo e ikjes nga Shqiperia tregon qarte fytyren reale si te ndryshon korrupsioni, por per Yllin qenka e pa dukshme.

Kontrata te frikshme si ajo e anijeve fantazme ku u paguan 46 milion euro te mbeshtetura edhe inaguruara si marrdhenie me SHBA nga Yuri Kim tregon qarte si jane perdorur parate e taksave te shiptareve per lobime te zeza ndaj pjeses tjeter te shqiptareve. Kete nuk e dallon dot Ylli, se i jane zene syte.

Mund te rendisja ketu kontraten e Portit te Durresit, incirenatoreve apo kontrata te tjera te frikshme qe Ylli nuk i sheh dhe na qenka bere keq dhe i duket “e tmerrshme” nje kontrate, te cilen e paguajne shqiptaret e Amerikes me parate e tyre per te ndihmuar nje lider dhe nje parti qe i ka vendosur marrdheniet me SHBA si me strategjiket e Kombit shqiptar.

Kjo qe shkruan Ylli nuk eshte lajthitje e rastit, por e vazhdueshme keto dy muaj. Pse e ben eshte pune e tij, as me intereson. Uroj, qe te mos jete ndonje “Mcganigal” shqiptar ne mes.

Gjithsesi as me intereson po fare.
Logjika per te ndryshuar realitetin, te verteten dhe qellimi i dukshem i logjikes se “Gomarit te xhaxha Tasit” me shqeteson me shume tek Ylli.

Dhe kjo se xha Tasi, ne kete rast Ylli, nuk e sheh gomarin qe çalon, por e sheh shume mire dhe mundohet te ngreje barren e gomarit per ta bere te duket ne sy te te tjereve sikur ecen drejt.

Nejse se u zgjata shume me “Gomarin” e xha Tasit, por ne fund dua te bej nje falenderim me zemer per shqiptaro-amerikanet qe po ndihmojne jo vetem PD, por Shqiperine edhe shqiptaret me financimin e kesaj kontrate per te bere te mundur sqarimin e gjithe atij llumi te hedhur keto vite ne raportet e partise se pare antikomuniste me Administraten amerikane edhe padyshim kjo eshte pjese e nje strategjie te qarte te ndjekur edhe te mbeshtetur edhe nga Fondacioni Soros si hartues nje programi te qarte per shpopullimin e Shqiperise. Dhe njollosja e partise se pare opozitare antikomuniste eshte nje nga qellimet per ta realizuar ate program.

Ndaj edhe njehere dua te falenderoj shqiptaret e Amerikes per kete kontribut qe po japin per vendin e tyre.

Shpërndaje