Kandidati i Partisë Demokratike për qarkun Kukës ka zhvilluar një takim në fshatin Llugaj të Tropojës.

Në bisedat me banorët e zonës konstatohet se mungojnë shërbimet bazë, nuk ekziston rrjeti i kanalizimeve, linja elektrike e amortizuar dhe mbi të gjitha, tokat e lëna djerr për shkak të emigrimit.
“Ky është realiteti i banorëve që nuk janë në listat e partisë, por që janë në zemrën e Shqipërisë!” shprehet z.Çelaj. Më tej, kandidati i PD prezantoi programin qeverisës ku çdonjëri nga ne do të ndihet madhështor. Prandaj, 11 Maji do të jetë dita që Llugaj do të zgjedhë zhvillimin, drejtësinë dhe dinjitetin. Do të zgjedh të ecë krah Shqipërisë Madhështore! shprehet më tej z.Çelaj.

Statusi i plotë:
📍 Fshati Llugaj – mes harresës dhe padrejtësisë!
❌️Toka të lëna djerrë, sepse subvencionet për bujqësinë shkojnë vetëm “për të vetët”.
❌️ Shërbimet bazë mungojnë në njësinë administrative. ❌️Kanalizimet e ujërave të zeza? Nuk ekzistojnë!
❌️ Rrjeti i energjisë? I amortizuar dhe i rrezikshëm.

Ky është realiteti i banorëve që nuk janë në listat e partisë, por që janë në zemrën e Shqipërisë!

11 Maji do të jetë dita që Llugaj do të zgjedhë zhvillimin, drejtësinë dhe dinjitetin. Do të zgjedh të ecë krah Shqipërisë Madhështore!
Aleanca Për Shqipërinë Madhështore 1️⃣
Isuf Çelaj ✅️