Suporti ndërkombëtar | Lopez: Për PPE dhe CDI, thelbësore që shqiptarët të votojnë PD-në dhe Sali Berishën!

Sekretari ekzekutiv i CDI-së, Antonio Lopez është shfaqur pasditen e sotme në takimin madhështor të liderit të opozitës, Sali Berisha, në Kavajë.

Në fjalën e tij, Lopez ka paralajmëruar narkoqeverinë e Edi Ramës, se këto zgjedhje nuk mund të manipulohen, si dhe i ka bërë thirrje shqiptarëve brenda dhe jashtë Shqipërisë, që të votojnë masivisht Partinë Demokratike dhe Sali Berishën si kryeministrin e ardhshëm.

Pjesë nga fjala e Antonio Lopez: 

Unë vij nga Spanja. Erdha për t’i thënë lamtumirë Edi Ramës dhe t’u them tungjatjeta Partisë Demokratike. Europa nuk është një pasaportë, Europa është Shqipëria.

Nuk mund të thotë Edi Rama se kush është dhe kush nuk është europian, por duhet t’a thotë populli shqiptar. E di që u kam entuziazmuar.

Erdha këtu për herë të parë para 20 vitesh dhe gjej mikun tim presidentin Sali Berisha, më energjik dhe më të ri se kurrë. Dhe jam shumë krenar për këtë ftesë.

Miqtë e mi që folën para meje, dua të theksoj se ne jemi këtu në emër të shumë vendeve të Europës dhe jashtë Europës, për të dhënë mesazhin që ne duam një ndryshim në Shqipëri.

Ne do të tregohemi vigjilentë në këto zgjedhjeve, këto zgjedhje nuk mund të manipulohen përsëri. Do të ketë vëzhgues të cilët do të ndjekin vlerat europiane dhe ju pikërisht këto doni, transparencën, demokracinë dhe jo sundimin e një personi por të miliona shqiptarëve. 

Dua të them veçanërisht sot një mesazh shqiptarëve në diasporë të cilët jetojnë në Spanjë, në SHBA, në Gjermani, është edhe mundësia juaj për të ndryshuar gjërat në Shqipëri dhe ju mund të ktheheni dhe për një herë të jeni krenar, jo për këto 12 vite por për të ardhmen që do të sjellë Partia Demokratike në Shqipëri. Dhe jam shumë krenar që qëndroj në të njëjtin vend, në Kavajë ku komunizmi u mposht.

Ju e shikoni që nuk jam aq energjik sa Sali Berisha. Ne miqtë e mi, kemi një betejë të përbashkët, një betejë që është fituar në SHBA dhe në shumë vende të Europës, kundër socializmit.

Mos harroni, sa qeveri socialiste ekzistojnë në Europë? Janë 3 qeveri plotësisht socialiste dhe a e dini sa qeveri miq të PD dhe Sali Berishës janë në Europë? Janë 14 qeveri. Tani bëhet fjalë për PD në Shqipëri, për PPE në Bruksel dhe për ta ne sot duhet të marrim drejtimin.

Për ne në PPE dhe CDI, është thelbësore që shqiptarët në 11 maj të ndryshojnë gjërat në këtë vend. Po ju kërkoj me përulësi, ju si shqiptarë, ju lutem të na ndihmoni ne në Bruksel ne në Europë, sepse vota juaj do të jetë një shenjë për Brukselin.

Dëshiroj t’ju them të gjithë juve, duke qëndruar sot para jush, me krenari dëshiroj të them ‘Rroftë PD’, ‘Rroftë Kryetari Sali Berisha’.

Shpërndaje