Fushata elektorale e Partisë Demokratike është shtrirë në terren duke kontaktuar direkt me qytetarët me qëllim dëgjimin e shqetësimeve e problematikave si dhe prezantimin e programit i cili është në thelb zgjidhja e tyre.

Drejtuesja politike për qarkun Tiranë, deputetja Albana Vokshi, ishte në zonën e Bathores të Bashkisë Kamëz. “Me energji dhe përkushtim, vijojmë ecjen derë më derë në çdo rrugicë të Bathores”, shprehet zj.Vokshi.
Kësaj rradhe në fokus ishte mbështetja për të rinjtë. “Çdo student do të përfitojë 200 euro minimum jetik dhe do të hiqet mesatarja si pengesë për hyrjen në universitet”, prezanton zj.Vokshi.

Në fund, thirrja që ajo bën për çdo qytetar është: Më 11 maj, fitorja është në dorën tuaj. Zgjidhni ndryshimin.
Zgjidhni Shqipërinë Madhështore!
Statusi i plotë:
🔵 Ecja vazhdon në terren – Bathore, Grupseksioni nr. 5
Nuk ndalemi! Me energji dhe përkushtim, vijojmë ecjen derë më derë në çdo rrugicë të Bathores, duke takuar qytetarët, duke dëgjuar shqetësimet e tyre dhe duke ndarë zgjidhjet konkrete që ofron programi i Partisë Demokratike.

✅ Në fokus sot: mbështetja për të rinjtë – çdo student do të përfitojë 200 euro minimum jetik dhe do të hiqet mesatarja si pengesë për hyrjen në universitet!

🗳️ Më 11 maj, fitorja është në dorën tuaj. Zgjidhni ndryshimin.
Zgjidhni Shqipërinë Madhështore!
#Voto1 ✅ #ShqipëriaMadhështore #PD #Fitorja11Maj #Bathore #Grupseksioni5 #EcjeNëTerren