Mbrëmë ishte publikuar një sondazh për Qarkun Tiranë, ku për hir të së vërtetës, projektimet që nxirrte jo vetëm nuk kishin asnjë lidhje me aktualitetin politik por të bënin të dyshosh se mund të ishin të porositura!

Por, para se të dalim në konkluzione dhe që të ruajmë objektivitetin, le të sjellim në vëmendje disa të dhëna:
QARKU TIRANË
▪︎ Në zgjedhjet parlamentare të 2021 morën pjesë 484.769 votues. Nga këto:
- 226.842 votuan PS
- 13.272 votuan PSD
- 182.332 votuan PD
- 62.323 votuan partitë e vogla (majta, djathta, të qendrës)
▪︎ Referuar zgjedhjeve parlamentare të 2021, mesatarja e nxjerrjes së mandatit në Qarkun Tiranë ishte 13.000 vota. Kjo sepse:
- LSI nxori mandatin e dytë me 13.973 vota.
- PSD nxori mandatin e parë me 13.272 vota
- PS nxori mandatin e 18-të me 12.602 vota
- PD nxori mandatin e 15-të me 12.156 vota
Pra, që partitë e vogla/reja të nxjerrin në Qarkun Tiranë të paktën një mandat u duhen minimalisht 13.000 vota. Por, që të nxjerrin të dytin dhe të tretin, mesatarja rritet pasi ndryshon numri plotëpjestues. Që do të thotë, për dy mandate nevojiten 27.000 – 30.000 vota ndërsa për tre mandate 45.000 – 47.000 vota.
Për tu kthyer tek sondazhi. Referuar të dhënave që ai përcjell rezulton se Lapaj me Shehajn nxjerrin nga tre mandate secili. Pra, i bie që të marrin nga 47.000 vota secili apo rreth 85.000 vota sëbashku. Numër relativisht i lartë nëse e krahasojmë me votat e partive të vogla/reja të 2021 (62.323 vota). Nëse do të llogarisim këtu edhe partinë e Bashës, Qorrit dhe Alibeajt, mundësia e ndarjes së votave është e lartë çka reflekton në numër më të vogël votash.
Mund të pretendohet se partitë e mëdha do të pësojnë rrjedhje. Ok, le ta ndjekim këtë logjikë duke krahasuar mandatet e 2021 me atë të sondazhit. Rezulton se:
- PS rritet me një mandat
- PD humbet tre mandate
- LSI humbet dy mandate
- PSD humbet një mandat
Duke bërë këtë rakordim i bie që mandati i PSD të shkojë tek PS ndërsa tre të PD dhe dy të LSI tek Lapaj e Shehaj!!! Pothuaj zero mundësi të ndodhë.
E kuptoni tani se çfarë absurditeti reklamohet! Apo kryeabsurditetin; se pas 12 vitesh keqqeverisje e skandalesh të njëpasnjëshme, PS rritet në mandate!!!
Kjo nuk është gjë tjetër veçse ankthi e paniku në të cilin ka rënë Partia Socialiste. Krijimi i partive të reja dhe pompimi se ato janë lart sepse marrin vota nga PD është krejt e kundërta e asaj çfarë ndodh realisht në terren.