A ka faj populli? Nga Jamarbër Malltezi.

Nga Jamarbër Malltezi

Shpesh është sakrilegj të thuash “populli ka faj!” Reagimet janë shumë të ashpra për atë që e thotë.
Por, filozofi gjerman Japsers duke analizuar ngjarjet që çuan në rregjimin e Hitlerit dhe Luftën e Dytë Botërore tha troç që populli gjerman ka faj, biles tregon 4 lloje fajesh: penal, politik, moral dhe metafizik.

I pari është i kuptueshëm, ndërsa i fundit shumë personal dhe ka të bëjë me subkoshiencën e njeriut dhe përgjegjësinë e tij para Zotit. Por Jaspers futi nocionin e fajit politik: Gjermanët votuan Hitlerin që erdhi në pushtet me votë [paçka se më pas u soll si edi rama duke burgos liderët e opozitës, duke shpall partinë mbi shtetin (partia mbi Shqipërinë), dhe kthyer Parlamentin në noter të vendimeve të Hitlerit (nuk lejonte komisione parlamentare hetimore), etj.] Pra paska faj politik të popujve dhe shembulli është i qartë.

Jaspers flet edhe per fajin moral, pra paçka se nuk ke kryer krim ti vetë, paçka se ti nuk e ke votuar të keqen që të vijë në pushtet, ti gjithsesi ke faj se nuk ke reaguar kur ke parë padrejtësi: kur u çuan në geto hebrenjtë, kur ju vodh pasuria, kur u çuan në kampe përqëndrimi hebrenjtë, komunistët dhe homoseksualët, ose nëse duam ta sjellim ne kohët e sotme kur ju prishën shtëpitë hallexhinjve tek Astiri apo atyre buzë lumit, kur nuk reagon kur sheh vjedhje të pronës private apo vjedhjet masive me PPP si me inceneratorë që nuk ekzistojnë ndonëse është thënë se janë krenaria e edi ramës…

Po, populli ka faj!

Jo domosdoshmerisht penal (perveçse kur shet votën), por padyshim ka faj politik nëse nuk reagon ndaj mashtrimeve të përsëritura për ujë 24-orë, për shëndetësi falas, për ushqime më të lira por që çmimi ju dyfishua, për çmim energjie më të lirë por që u rrit me 40%, etj.

Ka edhe faj moral kur nuk reagon për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, kur fqinjin e pushojnë nga puna vetëm pse nuk doli tek mitingu me apel apo nuk i solli 5 emra emigrantësh që do votojnë hajdutët që i detyruan të ikte nga shtëpia e vet, kur ikën në vend që të përballet me padrejtësinë.

Libër shumë i bukur që të bën të mendosh për aktualitetin.

Filozofin Jaspers e përzunë nga Universiteti gjatë rregjimit të Hitlerit ndaj ai e ndjeu vetë fajin politik dhe moral të shoqërisë. Pas lufte u bë rektor i Universitetit të Heidelbergut dhe shkruajti troç për 4 fajet e popullit gjerman.

Shpërndaje