Fushata zgjedhore, Qarku Tiranë | Noka nga Helmësi: Programi ynë është rruga që na nxjerr aty ku duam të shkojmë.

Fushata zgjedhore nuk njeh ditë pushimi. Dje, ditën e dielë, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike z.Flamur Noka mori pjesë në një takim me banorë të zonës Helmës Bashkia Kavajë.

Në takim mori pjesë edhe kreu i Bashkisë Kavajë z.Fisnik Qosja sëbashku me kandidatët e qarkut Tiranë që mbulojnë zonën Kavajë-Rrogozhinë.

Z.Noka shpalosi programin e PD-ASHM duke vendosur theksin tek ringritja e ekonomisë zonale pasi siç dihet fshati u godit rëndë nga shpopullimi dhe keqqeverisja.

Statusi i plotë:
Albumi i takimit në #Helmës 📍 të Kavajës 🫶

Biseduam për rëndësinë e adresimit të prioriteteve në programin e #PD-ASH, duke vendosur theksin tek ringritja e ekonomisë zonale, kur siç dihet fshati u godit rëndë nga shpopullimi dhe grabitja që #qeveria i bëri fermerëve duke shfrytëzuar fondet #IPARD për të sponsorizuar aktivitete partiake.

↔️ Ne flasim me program 📝
Dyfishimi i buxhetit për bujqësinë, subvecionimi i drejtpërdrejtë dhe pa burokracira, tatimi i drejtë, puna për ta bërë Shqipërinë një fuqi të prodhimit bujqësor, mbrojtja nga fatkeqësitë natyrore dhe prodhimet “Made in Albania” janë së bashku rruga që na nxjerr aty ku duhet të arrijmë, te #Shqipëria Madhështore. 🗳 Nr. 1️⃣ e mundëson këtë.

Shpërndaje