Mediu takim me senatorët John Cornyn dhe Kevin Cramer: Mision vëzhgues i OSBE për zgjedhjet në 11 maj.

Kryetari i Partisë Republikane në Shqipëri, Fatmir Mediu ka vijuar me takimet e rëndësishme të senatorëve amerikanë republikanë në ShBA.


Në postimin e tij në Facebook, Mediu njofton takimin me Senatorin John Cornyn, me të cilin janë anëtarë të Asamblesë Parlamentare të OSBE, e cila do të ketë grupin e vëzhguesve për zgjedhjet e 11 majit dhe problematikat.
Gjithashtu Mediu është takuar edhe me Senatorin Kevin Cramer anëtar i Komitetit të Sigurisë në Senat, ku kanë diskutuar për çështjet e sigurisë në rajonin e Ballkanit.

Postimi i plotë:

🇦🇱🇺🇸Së bashku me Senatorin John Cornyn jemi anëtar të Asamblesë Parlamentare të OSBE. Asambleja do të ketë grupin e vet të vëzhgusve për zgjedhjet e 11 Majit në Tiranë për të ndjekur nga afër cdo problem të zgjedhjeve në bashkëpunil me misionin vëzhgues të ODHIR.
🔹Me senatorin Conyn anëtar i Komitetit për Mardhlniet me Jashtë, Komitetit të Drejtlsisl dhe Komitetit të vecantë të Inteligjencës, diskutuam për situatën në Shqipëri pamundësinë e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, influencën e krimit të organizuar dhe korrupsionit Shqipëri, largimin masiv të shqiptarëve,për shkak të munesës së shpresës dhe pasigurisë juridike dhe mungesës së funksionimit të ligjeve, kontrollit të jetës dhe cdo institucioni nga qeveria duke shkelur kushtetutën dhe liritë e të drejtat e qytetarëve shqiptarë.
Po ashtu diskutuam për cështjet e sigurisë në rajonin e Ballkanit.
🔹Po ashtu kënaqësi të takohesha me Senatorin Kevin Cramer anëtar i Komitetit të Sigurisë në Senat

Shpërndaje