Dita e dytë e takimit të Bordit Ekzekutiv të Grave të PPE.

Nga Albana Vokshi

🔵Gratë, Lidershipi dhe Roli i Tyre në Shoqëri

Në kuadër të Bordit Ekzekutiv të Grave të PPE në Tiranë, paneli  solli në vëmendje rolin kyç të grave në politikë, diplomaci, të drejtat e njeriut dhe media, si dhe sfidat që ato përballin në rrugën drejt barazisë dhe ndikimit.

💡 Si mund të fuqizojmë gratë në vendimmarrje?
💡 Cilat janë sfidat që hasin gratë në diplomaci, politikë dhe shoqërinë civile?
💡 Si mund të rrisim ndikimin e tyre në skenën ndërkombëtare?

Diskutimi, i moderuar nga Edith Harxhi, anëtare e Bordit Ekzekutiv të PD dhe ish-zëvendësministre e Jashtme, solli perspektivat e disa prej grave lidere në rajon dhe më gjerë:

🔹 Jehona Lushaku – Deputete, Presidente e Forumit të Grave LDK, Nënkryetare e Prishtinës
🔹 Mirela Tabaku – Profesore, eksperte e gjenetikës mjekësore
🔹 Zaklina Peshevska – Deputete, Presidente e Forumit të Grave të VMRO-DPMNE
🔹 Sonja Biserko – Aktiviste për të drejtat e njeriut, Serbi (përmes Zoom)
🔹 Mary Catherine (MC) Andrews – Këshilltare e lartë në Vianovo dhe ish-asistente speciale e Presidentit George W. Bush (përmes Zoom)
🔹 Alba Kepi – Gazetare shqiptare në Itali

📢 Angazhimi i grave në politikë dhe shoqëri është thelbësor për të ndërtuar një të ardhme më të drejtë dhe më të zhvilluar!

#EPPWomen #GratëNëLidership #Diplomacia #TëDrejtatENjeriut #ShqipëriaMadhështore 🔵

Shpërndaje