Gjin Gjoni: HEC-et në Mirditë rrëzojnë propagandën e Shqipërisë Turistike të Edi Ramës!

Nga Gjin Gjoni:

HEC-et në Mirditë rrëzojnë propagandën e Shqipërisë Turistike të Edi Ramës!

Sot isha pranë banorëve të fshatrave të Kaçinarit në Mirditë, të cilët po përballen me një padrejtësi të madhe, ndërtimin e HEC-eve që rrezikojnë të shkatërrojnë natyrën, burimet ujore dhe jetesën e tyre.

Është hipokrizi të flasësh për turizmin si kryefjalë të programit të qeverisë në një kohë që HEC-et po shkatërrojnë një prej trevave me potenciale të jashtëzakonshme të turizmit malor si Mirdita, ku bukuritë e natyrës, gastronomia e tradita ndërthuren si askund tjetër.

Kjo dëshmon qartë se atë program Edi Rama ta kanë bërë oligarkët që u vë gjoba dhe bandat me të cilat kërkon të trembësh ata banorë, por që llogaritë i ke bërë gabim, pasi mesa duket etërit e tu e as dajë Kolekët s’të kanë folur për Mirditën.

Qëndrimi im është i qartë kundër këtyre projekteve korruptive të Qeverisë Shqiptare në Mirditë e mbarë veriun që shiten si zhvillim, por në fakt janë grabitje e pasurive tona të përbashkëta!

Bashkë me banorët e Kaçinarit dhe zonave të tjera të Mirditës do të vazhdojmë të qëndrojmë fort për mbrojtjen e tokës, ujit dhe të drejtës së tyre për të jetuar me dinjitet në malet e tyre.

Nuk do të lejojmë që zëri i qytetarëve të Mirditës të shpërfillet e nëpërkëmbet nga një qeveri që në 12 vite nuk e ndali diskriminin e Mirditës dhe mbarë veriut të vendit.

#ezgjidhgjini #lezhakrenare #partiademokratike #11maj.#GG#

Shpërndaje