Zgjedhjet 2025, kandidatët e qarkut Lezhë takim me banorët e Fushë-Kuqes.

Takimi i rradhës, në zbatim të kalendarit të fushatës për qarkun Lezhë, ishte në Njësinë Administrative Fushë-Kuqe të Bashkisë Kurbin. Në këtë takim morën pjesë zj.Elda Hoti, z.Kastriot Piroli dhe z.Aleksandër Lala.

Dëgjimi i shqetësimeve të banorëve dhe problematikat e zonës morën pjesën më të madhe të kohës pasi mungesa e investimeve, infrastruktura e shkatërruar, papunësia e theksuar, janë evidente.

Prandaj, prezantimi i programit të PD merr rëndësi më shumë se kurrë pasi qytetarët duhet të kuptojnë diferencën mes PD dhe PS dhe se si Shqipëria Madhështore bëhet e mundur vetëm përmes atij programi.

Shpërndaje