Zgjedhjet e 11 Majit | Çelaj: PD po i rriten kuotat. Ta nxjerrim Shqipërinë nga qorrsokaku ku e futi Edi Rama!

Kandidati i Partisë Demokratike për qarkun Kukës, z.Isuf Çelaj, ka bërë një thirrje të sinqertë ndaj votuesve të bashkive Tropojë, Has dhe Kukës. Ai shprehet se luftën nuk e kemi me njëri-tjetrin por me të keqen që ka kapluar vendin, narkoshtetin. Prandaj, “Është radha të bashkojmë të gjithë energjitë” shprehet ai.

Z.Çelaj është optimist për rezultatin e 11 Majit sepse konstaton se PD po i rriten kuotat në çdo aspekt. Kështu, “Secili nga ne duhet të tregojë madhështinë e karakterit dhe fisnikërinë që i karakterizon të djathtët” shton më tej z.Çelaj.

Postimi i plotë:
Të nderuar miq, opozitarë, demokratë dhe demokratë të Tropojës, Hasit dhe Kukësit!

Tani është radha të bashkojmë të gjithë energjitë kundër të keqes më të madhe që ka kapluar Shqipërinë këto 12 vite, që është banda e rilindjes dhe regjimit të narkoshtetit të instaluar prej saj!

Ne jemi një familje e madhe politike dhe koha po tregon se çdo ditë e më shumë Partisë Demokratike po i rriten kuotat në çdo aspekt, prandaj secili nga ne duhet të tregojë madhështinë e karakterit dhe fisnikërinë që i karakterizon të djathtët, duke superuar hatërmbetje të vogla, për të punuar për një qëllim të vetëm, nxjerrjen e Shqipërisë nga qorrsokaku ku e çoi në këto vite rregjimi i Edi Ramës, duke dëmtuar plurarizmin, demokracinë, ekonominë, rendin dhe sigurinë.

Betejën e vërtetë si demokratë dhe patriotë e kemi me narko-regjimin e rilindjes, për tua shkoqur Shqipërinë nga duart këtij sekti grabitqarësh e demagogësh, dhe për të realizuar atë program të shkëlqyer që ka PD e Aleanca “Shqipëria Madhështore”  me  Profesor Doktor Sali Berishën për  ta bërë Shqipërinë MADHËSHTORE.

#Kukësin,Hasin e Tropojën ti bëjmë ashtu siç e meritojnë qytetarët fisnik e dinjitozë të këtyre rretheve!
#E ardhmja varet nga ajo çfarë NE bëjmë sot!  🤝🤝🇦🇱✌🏼✌🏼🇦🇱

#votoaleancapershqiperinemadheshtore #isufçelaj✅ #hasi #tropoja #kukësi #11maj #pd

Shpërndaje