Takimet e kandidatit Akil Kraja kësaj rradhe u shtrinë në Njësinë Administrative Nr.5. Për Krajën, Dega 5 mbart një simbolikë të veçantë pasi aty shënon guri i parë kilometrik i rrugëtimit tij politik. “Këtu kam hedhur hapat e parë të përfaqësimit politik”, shprehet ai. Një togfjalësh që përcjell vetëdijësimin e tij sa i përket kontributit por dhe përgjegjësisë që sot e ushtron në kërkesën drejtuar demokratëve për ta mbështetur si kandidaturë në mënyrë që nesër të jetë përfaqësuesi i interesave të tyre në parlament.

Gjatë takimit me banorë të zonës së Stadiumit Dinamo dhe Komunës së Parisit, z.Kraja konstatoi një mbështetje të palëkundur për Partinë Demokratike e cila do të përkthehet në rezultat historik më 11 Maj.
Postimi i plotë:
Në Njësinë 5, aty ku fitorja do të na prijë!🇦🇱
Këtu kam hedhur hapat e parë të përfaqësimit politik, në një takim me votuesit e zonës të Stadiumit Dinamo dhe Komunës së Parisit!

Mbështetje e palëkundur për Partinë Demokratike dhe për rezultatin historik të 1️⃣1️⃣ majit që do të korrim së bashku!
Faleminderit për mbështetjen dhe qëndresën tuaj! Mirënjohës gjithmonë! 💙
#AkilKraja #11maj #pd #ShqipëriaMadhështore