Fushata zgjedhore, Qarku Tiranë | Kraja: Do të takoj çdo banor në Kombinat duke i parë në sy.

Takimi i rradhës i z.Kraja,  kandidatit për deputet i qarkut Tiranë, ishte në zonën e Kombinatit.

Si në takime të ngushta ashtu dhe në ato publike ai është shprehur se “Do të takoj çdo banor dhe ta shoh në sy”. Kjo sepse është e vetmja mënyrë për të kuptuar hallet dhe shqetësimet e përditshmërisë së atyre që janë braktisur nga kjo qeveri.

Edhe pse ditë me shi, nuk e pengoi aspak z.Kraja që të dalë në terren dhe të prekë nga afër problematikat e zonës. Por, ka një detaj që kush është marrë me fushatë e di; shiu, si fenomen atmosferik, është në anën e opozitës! Edhe pse duket sikur të kushtëzon, reshjet e shiut nxjerrin në pah pellgjet e ujit të cilat nuk janë gjë tjetër veçse degradim i rrjetit të rrugëve, pra mungesë e investimeve në infrastrukturë. Dhe nga pamjet, është një fakt evident që nuk ka shumë nevojë për koment.

Gjithsesi, tej çdo situate të zymtë, si pasojë e keqqeverisjes apo e motit, z.Kraja mbetet optimist. Thirrja që ai i bën çdo banori të Kombinatit e jo vetëm është: “Në 11 Maj le ti japim Kombinatit, Tiranës dhe gjithë Shqipërisë ndryshimin që presin çdo qytetar.”

Postimi i plotë:

📍 Do të takoj çdo banor në Kombinat, duke i parë në sy dhe duke kuptuar zhgënjimin e tyre në 12 vite keq-qeverisje të majtë, që ka lënë në harresë lagje të tëra në zemër të Njesisë 6 pa infrastrukturë dhe mungesë bazike të shërbimeve publike.

🇦🇱 Në 11Maj le ti japim Kombinatit, Tiranës dhe gjithë Shqipërisë ndryshimin që presin çdo qytetar. 💙✌🏻✌🏻

#AkilKraja #11Maj #pd #ShqipëriaMadhështore

Shpërndaje