Siç dihet tashmë, PS ka nisur diversionin në kampin e demokratëve për të përçarë e demotivuar anëtarësinë në mënyrë që të reflektojë sado pak në rezultanin e 11 Majit.
Ishte fillimisht emri i Hysen Kadiut, më i votuari në procesin e primareve për qarkun Tiranë, i cili u tërhoq nga kandidimi në listën e hapur por në asnjë moment nga kontributi për PD dhe ardhjen e saj në pushtet. Por, mediat pranë pushtetit e propaganduan si tërheqje me hatërmbetje, i cili para kandidimit ishte Kryetar i PD Dega Kavajë. Pra, sulm direkt në zemrën e PD, në qytetin e demokracisë dhe që mposhti bandën e PS në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.

Emri i dytë ishte ai i Fisnik Qoses, kreut të Bashkisë Kavajë. Para disa ditësh portalet pranë qeverisë u mbushën me titujt “Fisnik Qosja braktis PD dhe Sali Berishën duke iu bashkuar PS”. Në fakt, kush e njeh Fisnikun, një lajm të tillë jo vetëm e kosnideroi si “fake news” por edhe qeshi me të madhe. Fisnik Qosja, një djalë siç ka emrin, është demokrat i cili as nuk i mendon të tilla lëvizjesh e jo më t’i bëjë realitet.

Pra, edhe pse me lajme që vërtetësia e tyre zgjat nga kryeministria ku gatuhen e deri sa të botohen, qeveria vazhdon, dhe do të vazhdojë, me lajme të pavërteta me qëllim deportimin në kampin e kundërshtarit për të demotivuar votuesit e PD. Këto tentativa të dështuara provojnë më së miri se në çfarë paniku ndodhet sot Partia Socialiste, veçanërisht Edi Rama.
Nëse ata vërtetë gëzojnë mbështetjen e shumicës së shqiptarëve, nuk kishin pse të humbnin asnjë sekond kohë me PD por paniku dhe ankthi i humbjes është aq i madh sa nuk administrohet dot prej tyre.
