Përfundon trajnimi dy ditor i të rinjve organizuar nga PD dhe Fondacionin Jarl Hjalmarson.

Partia Demokratike në bashkëpunim me Fondacionin Jarl Hjalmarson, ka organizuar një konferencë dhe trajnim dy ditor mbi strategjinë e fushatës zgjedhore dhe komunikimin politik.

Në të morën pjesë të rinj e të reja nga e gjithë Shqipëria që mbulonin të 12 qarqet e vendit.

Në ditën e parë të trajnimit mori pjesë edhe kryetari i Partisë Demokratike Prof. Dr. Sali Berisha ku të rinjtë pjesëmarrës në këtë trajnim, ashtu si të rinjtë në mbarë Shqipërinë, morën një mesazh të qartë: ata janë imazhi i kësaj fushate dhe themeli i qeverisjes së ardhshme të PD-së.

Në ditën e dytë, objekti i trajnimit ishte monitorimi i zgjedhjeve. Paneli, i moderuar nga Gent Strazimiri, anëtar i Bordit Ekzekutiv të Partisë Demokratike, trajtoi çështje kyçe mbi sigurinë, transparencën dhe parandalimin e manipulimeve gjatë proceseve zgjedhore. Diskutimi u pasurua nga ndërhyrjet e Aleks Hajdarit nga Departamenti për Çështjet e Sigurisë, Gentra Vangjeli dhe zëdhënëses për Antikorrupsionin në PD.

Ky panel nënvizoi rëndësinë e një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, duke sjellë përvojat më të mira dhe mekanizmat mbrojtës për garantimin e demokracisë dhe të drejtës së votës.

Gjithashtu, sot u trajtua edhe tema “Raportimi tek Vëzhguesit Ndërkombëtarë” në një panel i udhëhequr nga Ilda Zhulali, Drejtoreshë e Departamentit të Marrëdhënieve të Jashtme në PD.

Ky prezantim trajtoi rëndësinë e komunikimit efektiv me vëzhguesit ndërkombëtarë, transparencën në raportim dhe standardet ndërkombëtare që duhen respektuar për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm.

🔹 Si sigurohet raportimi objektiv?

🔹 Cilat janë pritshmëritë e institucioneve ndërkombëtare?

🔹 Si mund të përmirësojmë mekanizmat e mbikëqyrjes?

Diskutimi nxori në pah nevojën për angazhim të vazhdueshëm në rritjen e besueshmërisë dhe integritetit zgjedhor në Shqipëri.

Mbyllja e Trajnimit PD & Jarl Hjalmarson Foundation – Konkluzione dhe Vlerësime

Trajnimi i organizuar nga Partia Demokratike në bashkëpunim me Jarl Hjalmarson Foundation u përmbyll me një sesion përmbledhës, ku u diskutuan konkluzionet kryesore dhe u ndanë vlerësime mbi rëndësinë e këtij procesi.

✅ Theksi u vu te angazhimi aktiv për zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe forcimi i rolit të rinjëve në politikë.

✅ Bashkëpunimi ndërkombëtar dhe shkëmbimi i eksperiencave u vlerësuan si kyçe për forcimin e demokracisë në Shqipëri.

Shpërndaje