Parti Demokratike ka ndezur motorrët e fushatës dhe kandidatët e saj vazhdojnë me intensitet takimet në çdo njësi administrative të qarkut ku garojnë.
Në qarkun Lezhë, kandidati Gjin Gjoni ishte në zonën e Blinishtit dhe Baqelit ku u njoh me shqetësimet e banorëve dhe problematikat në tërësi që kanë ato zona.
Gjatë këtij takimi banorët u njohën me programin e Partisë Demokratike e cila ka një plan konkret për zhvillimin e zonave rurale me mbështetjen e fermerëve dhe të rinjve që përballen me vështirësitë e përditshme.
Takimi ishte i frytshëm dhe reflektoi shpresë për ndryshim. Z.Gjoni e mbyll reagimin e tij duke u shprehur se “Jam i bindur se fitorja e PD me 11-maj do të nisë nga Njesia Administrative Blinisht dhe Qarku i Lezhës në teresi.”
Postimi i plotë:
Takime me banorët e Blinishtit dhe Baqelit – Bashkë për ndryshimin!
Sot pata kënaqësinë të takoj banorët e Blinishtit dhe Baqelit, njerëz punëtorë e të ndershëm që duan një të ardhme më të mirë për veten dhe fëmijët e tyre. Diskutuam për shqetësimet e tyre dhe ndamë vizionin tonë për një qeverisje më të ndershme, më të përgjegjshme dhe pranë njerëzve.
Partia Demokratike ka një plan të qartë për zhvillimin e zonave tona, për mbështetjen e fermerëve, të rinjve dhe familjeve që përballen çdo ditë me sfida të mëdha. Së bashku, me besim dhe vullnet, do ta sjellim ndryshimin që meriton çdo shqiptar! Jam i bindur se fitorja e PD me 11-maj do të nisë nga Njesia Administrative Blinisht dhe Qarku i Lezhës në teresi.
#PD #BashkëPërNdryshimin #Blinisht #Baqel
#GG#.