Prezantimi i kandidatëve për deputet të qarkut Tiranë ka vazhduar me Njësinë Administrative Nr.1 Tiranë. Në këtë takim morën pjesë drejtuesi i qarkut Tiranë z.Belind Këlliçi, kandidati njëkohësisht kreu i FRPD z.Xhaferri si dhe kandidatët Dhurata Çupi me Ikir Alimehmetin.
Kontrasti mes alternativave që u ofrohen shqiptarëve u vu në dukje nga z.Xhaferri ku shprehet se “Në ditën kur DASH publikoi raportin që e ekspozonte Shqipërinë si një parajsë ekonomikë të krimit të organizuar ndërkombëtar me bekimin e Edi Ramës, rastisëm të prezantonim kandidatët tanë në Degën 1 në Tiranë, Ilir Alihmehmeti dhe Dhurata Çupi, të cilët përballë në këtë zonë do kenë të diktuarin nga bandat në krye të Ministrisë së Brendshme.”
Z.Xhaferri vë theksin se z.Alimehmeti dhe zj.Çupi janë pengje të profesionalizimit dhe qytetarisë ndryshe nga kandidatët e PS të cilët janë përfaqësuesit të klanit SKY ECC.
Statusi i plotë:
Ilir Alihmehmeti dhe Dhurata Çupi pengje të profesionalizimit dhe qytetarisë përballë përfaqësuesit të klanit SKY ECC!
Në ditën kur DASH publikoi raportin që e ekspozonte Shqipërinë si një parajsë ekonomikë të krimit të organizuar ndërkombëtar me bekimin e Edi Ramës, së bashku me Drejtuesin Politik të Tiranës, Belind Këlliçi, rastisëm të prezantonim kandidatët tanë në Degën 1 në Tiranë, Ilir Alihmehmeti dhe Dhurata Çupi, të cilët përballë në këtë zonë do kenë të diktuarin nga bandat në krye të Ministrisë së Brendshme.
Qytetarët e kësaj njësie i kam zili për mundësinë për të zgjedhur, pasi si Ilir Alihmemeti dhe Dhurata Çupi janë përfaqësues dinjitoz, që janë peng i vetëm i integritetit tyre personal e profesional dhe interesave të qytetarëve shqiptar, teksa për rivalin e tyre nuk besoj se ja vlen shumë të zgjatemi se qytetarët ia kanë bërë gati verdiktin dhe nga ai verdikt nuk e shpëtojnë as sondazhet e paguara as pengjet e SKY ECC në Polici.
Në takimin me demokratët dhe qytetarët e Degës 1 në Tiranë kandidatët tanë shpalosën pjesë nga programi që ka në themel interesat ekonomikë dhe dinjitetin e qytetarëve shqiptarë.
Ndërkohë dëgjuam nga afër shqetësimet dhe hallet e këtyre qytetarëve të fisëm që prej vitesh përballen më mungesën e përfaqësimit dinjitoz.
U zotuam se interesat tona të përbashkëta do jenë kryefjalë e punës sonë në Parlament.