Partneriteti|PD takime në Suedi.Vokshi:Çuam zërin e opozitës në forumet europiane.

Një delegacion i Partisë Demokratike kryesuar nga Kreu i LDG zj.Vokshi, N/Kryetari z.Bylykbashi dhe Sekretari Organizativ z.Minarolli, morën pjesë në një takim me përfaqësues të lartë të Partia Moderate e Kryeministrit suedez si dhe me përfaqësues të Fondacionit Jarl Hjalmarson.

Gjatë këtij takimi u prezantua se si Shqipëria ndodhet në një krizë të thellë politike për shkak të qeverisjes autokratike dhe të lidhjeve kriminale të Edi Ramës. “Partnerët tanë europianë janë të vetëdijshëm për këtë realitet dhe do të jenë mbështetës të betejës sonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme më 11 maj 2025”, shprehet zj.Vokshi. Gjithashtu, zj.Vokshi deklaron se ka marrë garanci nga partnerët se këto problematika do të ngrihen në forumet më të larta europiane.

Gjatë takimeve të realizuara nga delegacioni i PD, u dakortësua për mbështetje konkrete në fushatë për Partinë Demokratike, që të sigurohet se qytetarët shqiptarë kanë një alternativë të besueshme dhe të mbështetur nga partnerët euro-atlantikë.

Shpërndaje