Zgjedhjet 2025|PD lidh marrëveshje me banorët e 5 Majit.Këlliçi: Njësia 8, aty barbaria e bandës 5D nuk njohu limite.

Kreu i Partisë Demokratike z.Sali Berisha sëbashku me drejtuesin politik të qarkut Tiranë z.Këlliçi, kandidatin për deputet njëkohësisht kreu i FRPD z.Xhaferraj si dhe kandidati z.Pano, ishin sot në Njësinë Administrative Nr.8 Tiranë.

Ky takim kishte në fokus banorët e 5 Majit, kur Partia Demokratike zotohet për trajtim dinjitoz e ligjor të subjekteve të prekura nga projektet korruptive të Bashkisë Tiranë. E në kuadër të këtij vullneti, kreu i Partise Demokratike nëshkroi marrëveshjen me këto banorë e cila i jep zgjidhje përfundimtare trajtimeve financiare si dhe ligjore për ndërtimet në proces legalizimi.

Statusi i plotë:

Me banorët e zonës së 5 Majit, në Njësinë nr.8, aty ku barbaria dhe makutëria e Bashkisë Tiranë dhe bandës 5D, nuk njohu limite!

Aty ku në orën 05:00 ende pa u gdhirë, banorët, gratë, të moshuarit e foshnjet, u nxorrën me gaz helmues nga shtëpiat e tyre, pa marrë me vete as rrobat e trupit.

Aty ku u vodh trualli i qytetarëve të thjeshtë për ti hapur rrugë ndërtimit dhe pastrimit të parave përmes kullave e pallateve shumëkatëshe!

Sot kreu i PD Prof. Dr. Sali Berisha, zyrtarizoi marrëveshjen me këta banorë, të cilët si asnjëherë më parë, do ti prijnë fitores së shumëpritur më 11 Maj 🇦🇱

Lexoni më poshtë marrëveshjen zyrtare: 

PLANI I PARTISË DEMOKRATIKE PËR BANORËT E PREKUR NGA PROJEKTI I SEGMENTIT RRUGOR “Unaza e madhe e Tiranës Sheshi Shqiponja – Bulevardi i ri, Shkozë”

Duke garantuar të drejtat dhe dinjitetin e çdo qytetari të prekur nga projekti, Partia Demokratike angazhohet për sa më poshtë:

1. Shpronësim i drejtë dhe sipas vlerës reale të tregut

▪︎ Të gjithë pronarët e cilëve u janë prishur banesat do të shpronesohen bazuar në vlerën reale të tregut të zonës (parapagim).

▪︎ Në rastet kur banorët vendosin të marrin pjesë në projektin e banesave të reja, ata do të trajtohen si bashkëpronarë në ndërtimet e reja. (ne vendin ku do te behet ndertimi)

2. Trajtim me bonus qiraje të përshtatshëm

▪︎ Për aq kohë sa familjet janë të detyruara të jetojnë me qira, bonusi i qirasë do të përshtatet me vlerën reale të tregut në zonën përkatëse.

▪︎ Asnjë individ apo familje nuk do të pësojë humbje financiare apo të rrezikojë standardin e jetesës.

3. Rishikimi i projektit për të shmangur prishjet e panevojshme

▪︎ Projekti do të rishikohet me qëllim që asnjë banesë e ligjshme dhe e banueshme të mos prishet pa arsye.

▪︎ Për objektet që nuk cenojnë zhvillimin urbanistik të zonës, do të parashikohen alternativa të tjera për integrimin e tyre në planin e zhvillimit.

4. Legalizimi i përshpejtuar i banesave

▪︎ Për të gjitha banesat që janë në proces legalizimi ose të palegalizuara, do të ndërmerren hapa të shpejtë për përfundimin e procesit të legalizimit.

▪︎ Banorët nuk do të penalizohen për vonesat burokratike të institucioneve.

5. Përfshirja e banorëve në vendimmarrje

▪︎ Asnjë ndryshim i projektit nuk do të bëhet pa dëgjuar dhe përfshirë komunitetin e prekur.

▪︎ Do të krijohet një platformë komunikimi e hapur me banorët për të garantuar transparencë dhe zgjidhje të ndershme.

6. Mbrojtja ligjore e pronës private

▪︎ Do të miratohet një ligj për mbrojtjen e pronës private, i cili do të sigurojë që askush të mos shpronësohet pa një kompensim të drejtë dhe të menjëhershëm.

▪︎ Do të ndalohet praktika e shpronësimeve të pjesshme ose pagesave të vonuara nga institucionet shtetërore.

Partia Demokratike është e angazhuar për të garantuar që të gjithë qytetarët e prekur nga ky projekt do të trajtohen me dinjitet dhe drejtësi. Çdo vendim do të bazohet në transparencë, ligjshmëri dhe mirëqenien e banorëve.

Shpërndaje