Zgjedhjet 2025|Gjin Gjoni nis fushatën nga vendlindja. “Zadrima nuk e meriton shpërfilljen e qeverisë”.

Për kandidatët e qarkut Lezhë nuk ka kohë për të humbur. Kandidati Gjin Gjoni ka nisur fushatën elektorale dhe si pikënisje të saj ka zgjedhur Zadrimën. “Nis turin e takimeve elektorale pikërisht aty ku kam rrënjët, me ata që më kanë formuar dhe më kanë dhënë vlerat që mbaj me vete”, shprehet z.Gjoni.

Gjatë takimeve në Fishtë e Troshan, kandidati i PD konstaton se “Këto zona kanë mbetur pas për shkak të keqqeverisjes dhe braktisjes nga ata që për vite me radhë kanë premtuar, por kurrë nuk kanë bërë asgjë!”

Në fund, ai e mbyll me bindjen se “Bashkë do të tregojmë se Lezha ka njerëz të zotë, që nuk i nënshtrohen padrejtësisë dhe nuk e lënë vendin e tyre në mëshirë të fatit.”

Postimi i plotë:

Nisja e rrugëtimit nga vendlindja ime, takime në Fishtë dhe Troshan! 

Sot, me emocion dhe përulësi, nis turin e takimeve elektorale pikërisht aty ku kam rrënjët, në vendlindjen time, në zemer të Zadrimes me njerëzit e mi, me ata që më kanë formuar dhe më kanë dhënë vlerat që mbaj me vete.

Fishta dhe Troshani që ka mbetur pas për shkak të keqqeverisjes dhe braktisjes nga ata që për vite me radhë kanë premtuar, por kurrë nuk kanë bërë asgjë!

Zadrima dhe Lezha në teresi nuk meriton të jetë viktimë e një qeverie që ka lënë tokat djerrë, të rinjtë pa shpresë dhe familjet e ndershme të zhytura në varfëri. Nuk do ta pranojmë këtë realitet të hidhur si të pandryshueshëm!

Bashkë do të tregojmë se Lezha ka njerëz të zotë, që nuk i nënshtrohen padrejtësisë dhe nuk e lënë vendin e tyre në mëshirë të fatit. Bashkë do ta rikthejmë besimin dhe do t’i japim fund braktisjes!

#KohaPërNdryshim

#LezhaNukBraktiset

#PD

#GG#.

Shpërndaje