Nga Mimoza Hajdarmataj
Një tjetër viktimë e padrejtësisë dhe arrogancës shtetërore!
Sot, një tjetër shqiptar, një prind, një njeri me barrën e jetës mbi supe, është flakur në rrugë nga një shtet i pashpirt, që nuk njeh as ndjeshmëri njerëzore, as përgjegjësi morale.
Maks Zoto, një burrë që ka mbajtur mbi shpatulla jo vetëm familjen e tij, por edhe fëmijët jetimë të vëllait, prindërit e moshuar dhe një grua të sëmurë, është pushuar nga puna me një firmë të ftohtë, pa një shpjegim të drejtë, pa një ndihmë alternative.
Ky nuk është thjesht një akt administrativ.
Ky është një krim moral!
Një shtet që nuk ndjen për njerëzit që luftojnë për mbijetesë nuk është shtet, por një makineri e pashpirt, që bluan fatet e njerëzve të thjeshtë për interesa politike dhe hakmarrje personale.
Ky është turpi i kohës sonë!
Një kohë ku njerëzit e ndershëm penalizohen, ndërsa militantët dhe servilët mbushin zyrat me arrogancë dhe pashpirtësi.
Maks Zoto është më shumë se një njeri të cilit i është bërë padrejtësi. Ai është simboli i shtetit të kalbur, që vret shpresën dhe dënon me varfëri ata që nuk janë pjesë e oborrit të pushtetit.
Kush hesht sot, është pjesë e kësaj padrejtësie.
Kush pranon këtë realitet pa reaguar, është bashkëpunëtor në vrasjen e shpresës.
Drejtësia për Maks Zoton nuk është çështje administrative. Është një provë për shpirtin tonë si shoqëri!
Dhe drejtësia po afrohet shpejt- është 11 Maji, dita kur të gjithë së bashku duhet ta largojmë këtë qeveri dhe këta oborrtarë gjakpirës, hajdutë të xhepave dhe shpresës tonë!