Pas zyrtarizimit të listës së kandidatëve të Partisë Demokratike për çdo qark, strukturat vendore nuk kanë humbur kohë por janë mbledhur për prezantimin e kandidatëve dhe organizimin e fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Kështu, Kryesia e PD Dibër me drejtuesin politik z.Mziu, është mbledhur sëbashku me kandidatët e këtij qarku duke zyrtarizuar kështu nisjen e fushatës zgjedhore në funksion të zgjedhjeve parlamentare.
Pas mbledhjes, z.Gjunkshi, kandidat i listës së hapur u shpreh se “Në takimin e parë me Kryesinë e Degës së PD në Peshkopi dhe strukturat drejtuese, ndjeva energjinë dhe vendosmërinë për një ndryshim të madh.” Më tej ai shton se “Jam i entuziazmuar nga fryma e bashkëpunimit dhe dëshira e madhe për fitore që ndjeva te çdo anëtar i Kryesisë.”
Postimi i plotë:
Na priftë e mbara për Dibrën! 🇦🇱
Sot, në takimin e parë me Kryesinë e Degës së PD në Peshkopi dhe strukturat drejtuese, ndjeva energjinë dhe vendosmërinë për një ndryshim të madh. Besimi dhe përkushtimi juaj janë forca jonë më e madhe.
Jam i bindur se me vullnetin dhe dashurinë tonë për Dibrën, do të fitojmë besimin e qytetarëve më 11 maj. Të bashkuar, krah për krah, do të arrijmë fitoren që meriton kjo trevë e bekuar.
Jam i entuziazmuar nga fryma e bashkëpunimit dhe dëshira e madhe për fitore që ndjeva te çdo anëtar i Kryesisë. Ky besim na ngarkon me përgjegjësi dhe na shtyn drejt një të ardhmeje më të ndritur.
Do t’ia dalim, për Dibrën, për Shqipërinë madhështore që ëndërrojmë dhe duam të ndërtojmë!